Sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shënuar një ecuri positive në tre muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave afatshkutra të INSTAT për tremujorin e parë 2013. Indeksi i shifrës së afarizimit në total për ekonominë gjithsej ka shënuar një rritje prej 3.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, rënia e ekonomisë gjithsej është 16.8%.
Industria
Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e parë 2013, krahasuar me tremujorin e katërt 2014 ka një rritje prej 1.2 përqind. Krahasuar me tremujorin e parë 2012 ka një rritje prej 12.5 përqind.
Volumi i prodhimit industrial ka nje rritje 73.7 përqind në tremujorin e parë 2013 ndaj tremujorit të katërt 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm ka rritje me 69.4 përqind.
Në Industrinë Nxjerrëse, shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fi kse paraqitet me rritje prej 6.9 përqind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm rritja është 26.8 përqind.
Volumi i prodhimit industrial ka një rritje prej 3.5 përqind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2012 rritja është 28.8 përqind.
Në Industrinë Përpunuese, shifra e afarizmit vlerësuar me çmime fi kse, ka rënie 8.3 përqind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit paraardhës ka rritje prej 8.7 përqind.
Volumi i prodhimit industrial në tremujorin e parë 2013 ka rënie 3.4 përqind krahasuar me tremujorin pararadhës. Krahasuar me tremujorin e parë 2012 volumi i prodhimit në industrinë përpunuese është rritur 5.4 përqind.
Energjia Elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ujë Shifra e afarizmit në tremujorin e parë 2013, vlerësuar me çmime fi kse, në sektorin e Energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ujë është rritur 30.0 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshem. Krahasuar me te njejten periudhë të vitit të mëparshëm shifra e afarizmit në tremujorin e parë 2013 ka një rritje prej 22.7 përqind.
Volumi i prodhimit të energjisë në tremujorin e parë 2013 ka rritje 180.9 përqind krahasuar me tremujorin pararadhës.
Krahasuar me tremujorin e parë 2012 ka rritje 139.6 përqind.
Ndërtim
Shifra e afarizmit në Ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, defl atuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është rritur 2.3 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt 2012 është ulur 12.4 përqind.
Volumi i prodhimit është rritur 0.7 përqind krahasuar me tremujorin e parë 2012.
Tregtia me shumicë
Shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fikse, defl atuar me Indeksin e Çmimeve të Prodhimit, 2005=100, në sektorin e Tregtisë me shumicë është ulur 3.2 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rënia është 23.3 përqind.
Hotele
Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fi kse, defl atuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e parë 2013, është ulur 35.1 përqind krahasuarme tremujorin e katërt 2012. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012 është rritur 10.8 përqind.
Posta dhe Komunikacioni
Shifra e afarizmit vlerësuarme çmime korente në aktivitetin postar rritet me 0.3 përqind në tremujorin e parë 2013 në krahasim me tremujorin e parë 2012, ndërsa në komunikacion ky tregues është rritur 0.5 përqind për të njejtën periudhë.
Krahasuar me tremujorin parardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me ulje 14.3 përqind, ndërsa në Komunikacion paraqitet me ulje 40 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.