Pesë raste të reja me koronavirusi janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Harta e virusit është shtrirë edhe në Kavajë, ky janë zbuluar dy raste të reja. Ndërsa tre rastet e tjera janë shtetas italianë.
“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19: 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri, një 80 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja. Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:
Tiranë, 45 raste
Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje, 2 raste
Elbasan, 2 raste
Fier, 6 raste
Rrogozhinë, 2 raste
Kavajë, 2 raste
Prej tyre:
32 janë të shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina), 3 pacientë janë në terapi intensive”, deklaroi Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.