Shumë kompani sot promovojnë krijimin e ekipeve kundrejt individëve Ata e konsiderojnë dështimin fillim jo fundin e zhvillimit të talenteve dhe karrierave dhe ‘Vlerat nuk janë trend.
Megjithatë, në kompani të tjera, ju do të gjeni mungesë të ‘shpirtit të grupit’ ku departamentet veprojë si ‘çifligje’ dhe nuk punojnë në partneritet me njëri-tjetrin; ku udhëheqja është caktuar jo fituar; ku sekretarët ende i sjellin shefave të tyre kafen ala vitet 60-të, dhe ku ju vleni aq sa shitja juaj e fundit. Kjo është ‘Kultara e Kompanië’.
1. Si ta përcaktojmë kulturën e kompanisë
Këtu është lista e karakteristikave të kulturës kompanisë. Mësoni se me çfarë do përballeni përpara se të pranoni pozicionin tuaj të ardhshëm.
- Aspektet kryesore të punës dhe karakteristikat vendit të punës
Përcaktoni se në çfarë shkalle ajo cka vijon më poshtë do të luajë një rol në punë dhe vendin e punës. Në një mënyrë ose tjetër, të kombinuara, të gjithë ato luajnë një rol të caktuar në përcaktimin e kulturës.
Këshillë: Cakto një vlerë nga 1-5 … Ku pesa është shkalla më e lartë që kërkoni për kënaqësinë tuaj të punës. Ka edhe shumë aspekte të tjera të një pune që ju mund të dëshironi të merrni në konsideratë. Kjo është vetëm një-listë e shkurtër që t’ju nxisë të filloni të mendoni.
- Të punosh nga shtëpia
- Dizajni vendit të punës
- Sendet personale në vendin e punës
- Konkurrenca
- Puna në grup
- Zhvillimi Profesional
- Shtigjet e përcaktuara të karrierës
- Bashkëveprimi punonjësve
- ‘Fryma e grupit’
- 2.Faqja e Kompanisë
Disa kompani e promovojnë veten duke diskutuar kulturën e tyre korporative në faqen e internetit të tyre ose në raportin e tyre vjetor. Më vete, ‘ëeb site’ mund të mos ‘jap’ mjaftueshëm info teksa është kompania që shet veten. Megjithatë, të kombinuara me karakteristika të tjera informuese ajo mund të jetë e dobishme.
3.Karakteristika të tjera për të analizuar në vendin e punës
- Si janë marrë vendimet
- Si u komunikohen vendimet të punësuarve
- Si shpërblehen të punësuarit
- Bashkëveprimi mes departamenteve
- Bashkëveprimi mes menaxherëve
- Bashkëveprimi mes menaxhimit të lartë
4.Të hulumtosh prapa skene
Ndërsa përdorni LinkedIn, Facebook, Tëitter dhe media të tjera sociale dhe faqet e rrjeteve, përpiquni të lidheni me njerëz nga kompania dhe të kuptoni perspektivën e tyre ndaj kulturës. Shtroni disa pyetje në veçanti:
- Cilat janë pesë fjalët ose frazat kyçe që përshkruajnë më mirë kompaninë tuaj?
- Cilat mendoni se do të ishin pesë fjalët ose frazat kyce që (burri / gruaja), do të përdorte për të përshkruar kompaninë tuaj?
- Cila është dita juaj e preferuar e javës së punës? Përse?
5. Të tjera pyetje që mund ti pyesni punonjësve
- A e ndjeni se puna dhe kontributi tuaj, është i rëndësishëm? (Të gjithë thonë ‘po’) Si e kuptoni këtë?
- A ndiheni të inkurajuar të shpenzoni kohë në trajnim dhe edukim jashtë zyrës?
Së fundi, mënyra se si e arrin kompania profilin si Kultura më e mirë e Kompanisë është shumë personale. Ekipi i punës, për shembull, mund të jetë shumë më pak i rëndësishëm për ju sesa fleksibiliteti ose puna nga shtëpia. Përcaktoni faktorët motivues dhe stimujt që janë të rëndësishëm për ju në punë dhe vendin e punës; përcaktoni se kush ju frymëzon më shumë.