Vetë-besimi është besimi në veten dhe aftësitë tuaja. Ne natyrisht e kërkojmë këtë ndjenjë në punën tonë, në marrëdhëniet tona, në jetën tonë personale, por rrallë ndihemi vazhdimisht, me të vërtetë të sigurt në të gjitha fushat e jetës sonë. Ndërsa goditjet ndaj vetë-vlerësimit tonë mund të vijnë nga shumë drejtime, disa nga çështjet tipike që thyejnë besimin tone gjatë punës janë:
- Dyshime qe ne mund ta bëjmë punën / detyrën
- Shumë mendime konkurruese
- Politikat
- Njerëzit e vështirë
- Bisedat e vështira
- Mungesa e udhëzimeve të qarta
- Dyshimi në aftësinë tonë për të marrë vendimin e duhur
- Mungesa e mbështetjes
- reagime kontradiktor
- Njerëzit negativë
Provoni këto pesë këshilla për të rritur besimin tuaj në punë:
Pikat e forta – Kuptoni qartë pikat tuaja të forta, aftësitë dhe talentet e lindura. Fokusohuni mbi këto, në vend se të çdo dobësie të perceptuar. Përqafoni pikat tuaja të forta dhe gjeni rrugët për ti zgjeruar dhe ushqyer ato që të jeni të suksesshëm në çdo gjë që bëni. Kur ju ti përdorni ato do të jeni më i sigurt në aftësitë tuaja, dhe do të merrni rezultate më të mira.
Integriteti – Sigurohuni që ti njihni vlerat tuaja themelore. Cilat janë parimet kryesore me të cilat ju e jetoni jetën tuaj? Me çdo vendim që merrni, dhe zgjedhje veprimi, kontrolloni integritetin tuaj. A po nxiteni të veproni kundër vlerave tuaja, a jeni në linjë me to? Puna jashtë integritetit krijon vetë-dyshim të thellë, kështu që të mbani lart motivimin duke kryer me veprime me integritet në çdo situatë.
Arritjet – festoni arritjet tuaja, edhe nëse askush tjetër nuk e bën. Regjistroni arritjet tuaja, përmbushjen e objektivave, projektet e përfunduar, dhe sfidt e përballuara. Regjistroni ato, dhe kur besimi juaj të goditet, nxirrni listën dhe kujtoni vetes të gjithë punën e madhe që keni bërë deri tani. Kjo strategji gjithashtu bëhet një mjet i shkëlqyer për menaxhimin e karrierës, duke ju përgatitur për vlerësimin e performancës, rritjen e negociatave, ose përditësimin e CV.
Përputhshmëria- Nëse ju i lejoni vetes të shpërqëndroheni apo zhvendoseni nga objektivat primare dhe qëllimet në punë, ju do e keni më të vështirë të ndiheni të plotësuar. Objektivat e përcaktuara mirë ju ndihmojnë të identifikoni vlerën tuaj ndaj organizatës, dhe se si puna juaj përshtatet në një tablo më të madhe. Rishikoni qëllimet tuaja për vitin, dhe pas kësaj trgohuni të kujdesshëm në lidhje me përputhshmërinë e veprimeve tuaja me objektivat tuaja.
Besimi – katër këshilla e para, kur zotërohen mirë, ofrojnë një bazë më të fortë. Nëse ju mund të qëndroni të lidhur me thelbin se kush jeni dhe çfarë ju duhet të bëni, do të jetë e vështirë të dilni nga loja ose të influencoheni negativisiht nga të tjeret. Gjeni mënyra për ti kujtuar vetes këtë bazë, dhe atëherë besoni se në qoftë se po veproni në pajtueshmëri me thelbin tuaj, se jeni duke bërë atë që duhet të bëni dhe në mënyrën që ju duhet ta bëni.