Rritja e vizitorëve, ngjalli reagimin e disa spanjollëve dhe kërkesat për veprim të qeverisë.
Spanja tërhoqi një numër rekord turistësh vitin e kaluar, teksa ‘garoi’ për të vjedhur titullin e Francës, si destinacioni kryesor turistik në botë – por rritja e vizitorëve, po provokon shpërthime të zemëruara të disa grupe individësh.
Vendi iberik, regjistroi një rritje prej 13 milionë në vitin 2023, që e rriti numrin e vizitorëve ndërkombëtarë, në një nivel të ri prej më shumë se 85 milionë – gati dyfishi i popullsisë së tij – sipas një renditjeje nga agjencia e turizmit e OKB-së.
Spanja e kaloi SHBA-në, duke u bërë vendi i dytë më i vizituar në botë në vitin 2017 dhe që atëherë, është përpjekur të mbyllë hendekun me Francën. Qeveria franceze, pretendon pozicionin e saj si “destinacioni kryesor turistik në botë” dhe ardhjet e turistëve atje, u rritën me 7 milionë, në 100 milionë vitin e kaluar.
Lulëzimi i Spanjës, është një ‘mbushje’ ekonomike për vendin, ku turizmi përbën 12-13 % të PBB-së, por është gjithashtu një dhimbje koke për qeverinë, pasi ka ngjallur një reagime të ashpra te disa spanjollë.
Në pikat e nxehta, fluksi i vizitorëve po nxit atë, që është quajtur, “fobia e turizmit” nga banorët e zemëruar, për çështje që përfshijnë vendpushimet e reja të shëmtuara, çmimet në rritje të qirave, sjelljen e keqe dhe përdorimin e tepruar të ujit.
Në përgjigje, qeveritë vendore po godasin me masa, duke përfshirë taksat e turizmit, ndalimin e akomodimeve të reja për pushime, dhe rregullore të rrepta për apartamentet me qira, të stilit Airbnb.
Turizmi bregdetar, mbetet tërheqja dhe ankthi kryesor i Spanjës, për luftën në Lindjen e Mesme, që solli vizitorë, të cilët përndryshe mund të kishin shkuar në “vendet që po shfaqeshin si konkurrentë, si Turqia, Tunizia dhe Egjipti”, tha Pablo Díaz Luque, një pedagog i ekonomisë në Universitetin e Katalonjës.
Ishujt Kanarie, u bënë qendra e reagimit kundër turizmit muajin e kaluar, me dhjetëra mijëra banorë, që dolën në rrugë në protesta.
Ishujt Balearik, kanë ashpërsuar një ligj për të frenuar pirjen e tepërt dhe qeveria e Mallorcas, po shkurton numrin e shtretërve turistikë në ishull, me 18,000, 4 % e totalit. San Sebastián, ka dekretuar që grupet turistike, nuk mund të kalojnë 25 persona, në një përpjekje për të reduktuar bllokimin e trotuareve.
Në Katalonjë, qeveria rajonale ka vendosur kufizime në përdorimin e ujit të hoteleve për herë të parë. Dhe në kryeqytetin e tij Barcelonë, kryetari i ri socialist Jaume Collboni, ka thënë se qyteti ishte në kufi dhe u zotua të eliminojë apartamentet turistike në qytetin e vjetër.
Britanikët përfaqësojnë grupin më të madh të vizitorëve në Spanjë, të ndjekur nga francezët dhe gjermanët.
Spanja ka rrugë për të bërë, për të përmbushur diversitetin e atraksioneve të Francës.
Parisi mbetet tërheqja kryesore e vendit, dhe organizatorët e Lojërave Olimpike të kësaj vere në qytet, presin që ngjarja të tërheqë 15 milionë njerëz. Megjithatë, Franca ka zhvilluar gjithashtu një model shumë interesant të turizmit rural dhe agroturizmit, që Spanja ende nuk ka qenë në gjendje të arrijë. / FT