Domosdoshmëria e hartimit të strategjisë së re për zhvillimin e turizmit mbështetet në faktin që turizmi konsiderohet një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, si pjesë e rishikimit të SKZHI (Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Integruar) për vitet 2013 -2020 si dhe për faktin që është viti i fundit i Strategjisë Sektoriale të Turizmit 2007 -2013.
Ministri i TKRS-së, Z. Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij kërkoi bashkëpunim me të gjitha qarqet, bashkitë dhe komunat si dhe biznesin për të nxjerrë në pah zhvillimet dhe problematikat e zonave që drejtojnë.“ Ky sektor ka potenciale të mëdha dhe kjo inisiativë është sfidë dhe përgjegjësi e madhe. Dёshiroj tё theksoj se ministria ёshtё e angazhuar qartёsisht nё konsolidimin e bashkёpunimit dhe dialogut midis nesh ( organe qëndrore e vendore ) dhe me partnerёt privatë qё veprojnё nё fushёn e turizmit, bashkёpunim i cili pёrbёn njё domosdoshmёri për hartimin e kësaj strategjie” tha ndër të tjera Z. Bumçi.
Ministri Bumçi u ndal në disa pika kryesore për hartimin e kësaj strategjie, duke filluar nga produktet turistike, zhvillimin e turizmit malor, zhvillimi i industrisë turistike (cilësia e shërbimeve, burimet njerëzore), promocioni etj, por sipas tij bregdeti mbetet një nga sfidat më të mëdha.
Ministri Bumçi në fund të fjalës së tij theksoi se pas këtij takimi lançues në MTKRS takimet e tjera do të zhvillohen në secilin qark.
Ndërsa Zv/ministri i METE Z.Enno Bozdo tha se duhen ruajtur raportet e duhura mes qeverisë qëndrore dhe vendore çka do të bëjë që turizmi të promovohet më mirë. Një pikë tjetër ku Z. Bozdo u ndal ishte rritja e cilësisë së shërbimit, e cila sipas tij duhet parë me përparësi. 2 janë cështjet shtoi zv/ministri, të cilave strategjia e re duhet tu japë zgjidhje, e para është planet rregullatore dhe e dyta autonomia vendore, të cilat do të bëjnë të mundur thithjen e investimeve të huaja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.