Bota e punës nuk është më ajo që ka qenë dikur. Kontratat e gjata ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë zhdukur. Që kur ne nuk mund të mbështetemi tek ‘kompania’ për siguri, kjo gjë duhet të burojë nga brenda. Për njerëzit të cilët e dinë se kush janë dhe se çfarë pritetqë të bëjnë, kjo është bota e mundësive të mëdha. Për ata të cilët vazhdojnë ta përcaktojnë veten sipas pritshmërive dhe opinioneve të të tjerëve, kjo do të jetë një botë dhimbjesh dhe zhgënjimi.
Puna mund të konsumojë 80% të orëve tona zgjuar. Njerëzit të cilët nuk e ‘gëzojnë’ punën e tyre, ‘thajnë’energjinë jetike në jetët e tyre, dhe fitimet afatgjatë mund të ndikohen gjithashtu. Nëse nuk e pëlqeni punën tuaj, do të detyroheni të zhvilloni një qëndrim të dobët. Ju do të shpenzoni pjesë të energjisë duke punuar, ndërkohë që një pjesë lufton ndjenjat negative.
Ju nuk do të mund jeni një performues i paarritshëm; ju madje mund të mos shiheni as si një kontribues pozitiv, gjë që do të ndikojë në rritjen tuaj ose mundësinë promovuese. Pastaj, fillon një cikël vicioz. Ju do të dekurajoheni, qëndrimi juaj do të përkeqësohet, dhe performanca juaj do të ‘dobësohet’. Duke qënë i ‘mbërthyer’ në këtë cikël karriera juaj do filloj të ‘lëkundet’.
Sigurimi i të ardhurave më të mira në punë fillon nga satisfaksioni në punë. Në një sondazh të karrierës që përfshin mijëra individë, ‘ata që satisfaksionin ndaj punës e kantë të lartë gjithmonë fitojnë më shumë – shpesh 50% apo edhe 100% më shumë.
Ka shumë mënyra për të rritur kënaqësinë në punën tuaj aktuale. Së pari, mundohuni të komunikoni dhe të krijoni marrëdhënie të mira në punë në mënyrë që ta bëni mjedisin të kënaqshëm. Së dyti, shpenzoni ditën tuaj në detyrat që i kryeni më mirë dhe shmangni ato në të cilat keni vështirësi. Nëse kjo është e pamundur, kërkoni të transferoheni në një pozicion tjetër diku tjetër në organizatë ose konsideroni një punë të re me një kompani tjetër.
Pasi të keni identifikuar burimin e pakënaqësisë suaj, ju mund të lëvizni në drejtim të një plani veprimi.