Shumicën e kohës sonë e konsumojmë me punë dhe të ardhurat tona janë të varura nga ajo: le të flasim për disa investime që ndihmojnë ta maksimizojmë atë.
Komunikoni me ‘sukses’
Cilado qoftë industria juaj, dhe pak rëndësi ka se cila është disiplinë e punës tuaj, ju do ju duhet të flisni me të tjerët që të jeni efektiv. Ata të cilët mund të komunikojnë në mënyrë efektive janë vendim-marrës, menaxherë, ofrues të shërbimeve, kujdestarë, influencatorë më të mirë dhe performojnë më mirë në karrierën e tyre.
Idealisht ju doni të jeni një dëgjues i mirë dhe një tregimtar i madh – me aftësinë për të qënë konciz kur ju kërkohet!
Prezantimet e fuqishme të çdo gjatësie nisin dhe përfundojnë me një komunikim të suksesshëm. Shumë organizata ofrojnë programe të trajnimit të brendshëm për komunikim efektiv ose kurse për të folurit publik. Nëse edhe kompania juaj e ofron dicka të ngjashme: kapeni atë mundësi. Nxitoni.
Magjia e mentorëve
Mentorët atribuohen gjerësisht si persona që luajnë një rol qendror në sukseset e mëdha. Kjo është dicka shumë e mirë për pronarët e bizneseve dhe tipet me lidhje të mira, por si mundet një mentor të ndihmojë në zhvillimin e karrierën suaj? Një këshilltar është dikush të cilit mund ti drejtoheni për një këshillë objektive, të ndershme në një fushë të veçantë. Ju nuk keni nevojë të aspironi të gjitha karakteristikat e një personi për të përfituar reciprokisht nga një marrëdhënie e tillë.
Konsideroni një shef të madh me të cilin keni punuar në të kaluarën, ose një udhëheqës ndër-funksional nga i cili jeni frymëzuar. Më gjerësisht ia vlen koha që të kërkoni që në mënyrë aktive shikoni për njerëz me aftësi të mëdha si në fushat ku jeni ndieni mangësi, ashtu dhe në pikat tuaja të forta, por që kanë qenë më të suksesshëm ti përforcojnë edhe më tej ato.
Siguroni një trajner
Çfarë do të bënte një trajner i mirë për ju? Së pari ata do ju detyronin të identifikoni grupin e aftësive tuaja ideale dhenë zhvillim, tendencat tuaja të lumturisë dhe prioritetet tuaja.
Pasi të keni identifikuar cka ju bën të lumtur, është shumë e lehtë të përpiqeni ta realizoni.
Një Trajner Specialist Karriere është personi duhur për të ndihmuar me aftësitë historike, si të përcaktojë drejtimin, CV dhe përgatitjen tuaj për intervistë. Trajnerët ekzekutivë priren të specializohen në zhvillimin e aftësive specifike të karrierës. Në Trajnimin e Performancës, Zhvillimit, Lidershipit ose Komunikimt, fokusi konsiston për t’iu ardhur në ndihme të mbyllni boshllëqet midis pozitës në të cilën gjendeni dhe asaj ku dëshironi të arrini, ose përmes ndihmës që tejkaloni dobësitë tuaja ose përmes përforcimit të pikave tuaja më të forta. Ata do ju nxisnin të shfrytëzoni eksperiencën tuaj të kaluar dhe të mësuarit kolektiv, ndërsa i aplikuoni ato në situatën aktuale.
Një trajner është një mbështetës objektiv, i cili me shpejtësi mund të përshpejtojë zhvillimin e aftësive të veçanta dhe ti mbajë objektivat tuaj në rrugën e duhur.
Komunikimi është një nxitës i fuqishëm karriere për çfarëdo roli që keni. Mentorët dhe Trajnerët do ju ndihmojnë të gjeni rrugën tuaj, të identifikoni mangësitë tuaja dhe pikat e forta dhe ju orientojnë rrugën e duhur për të arritur ëndrrat tuaja të karrierës. Sa e ndryshme do të ishte karriera juaj pa të?
Shumë organizata ofrojnë këto burime të brendshme ose kanë opsione për të financuar programe të jashtme. Nëse ata nuk e bëjnë, koha juaj konsumohet gjerësisht nga karriera juaj dhe të ardhurat tuaja varen nga ajo, investoni pak kohë dhe para përgjstë rrugës dhe përpiquni që karriera juaj të funksionojë.