Sistemi bankar po investon shumë për të mundësuar ofrimin e pagesave online, por sektori publik është shumë mbrapa në këtë drejtim. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, thotë se aktualisht institucionet shtetërore mundësojnë kryerjen e pagesave nëpërmjet portalit e-albania vetëm për dy shërbime. Sipas tij, arsyeja e moskryerjes së pagesave të shërbimeve publike online nuk janë bankat, por fakti se shumica e institucioneve shtetërore nuk janë gati për t’i ofruar këto pagesa.
Ky podkast u mundësua nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e “Monitor” dhe jo domosdoshmërisht e Bashkimit Europian dhe Qeverisë Gjermane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.