Të shumtë janë punonjësit që nuk i kuptojnë shenjat e stresit dhe fakotrët që e shkaktojnë një gjë të tillë deri në momentin që ato bëhen gjithnjë e më të pranishme. Disa prej simptomave më të shpeshta me të cilat mund të përballen shumë prej jush janë lodhja, ankthi të shkatuara kryesisht nga mbingarkesa në punë, vështirësitë në përqendrim dhe humbja e motivimit.
Por nëse simptoma të tilla vazhdojnë për një kohë të gjatë, ato mund të jenë shkatërruese jo vetëm për karrierën tuaj por në rradhë të parë për shëndetin tuaj. Mos u mundoni që të “mbijetoni” në një situatë të tillë por përpiquni që të shmangni pjesën më të madhe të tyre.
Ja se si mund t’ia dilni mbanë nëpërmjet 5 mënyrave:
Shmangni rutinën
Një prej problemeve më të mëdha me të cilën përballen punonjës të ndryshëm është rutina. Prandaj këshillohet që secilën ditë të javës të bëni diçka ndryshe. Për shembull një ditë merruni me postën tuaj elektronike. Ditën tjetër fillojeni duke bërë një listë me të gjitha projektet që keni për të përfunduar. Ditën tjetër niseni me një projekt që mendoni se do t’ju marrë më shumë kohë nga të tjerët.
Ushtimet fizike
“Nuk kam kohë të merrem me asgjë tjetër”, është një prej shprehjeve që ne e dëgjijmë më shpesh nga persona të cilët janë të mbingarkuar në punë. Por asnjë prej 23 orëve të një ditënate nuk është më e rëndësishme sa 1 orë ushtrimesh fizike dhe asgjë nuk e justifikon shmangien e tyre. Jo vetëm që ushtrimet fizike i bëjnë mirë shendetit tonë fizik por mbi të gjitha edhe atij mendor, duke ulur nivelin e stresit.
Pushime të vogla “5 minutëshe”
Sipas një studimi të fundit, ku punonjësit u lanë të punojnë për rreth 90 minuta pa shkëputje, dhe një grupi tjetër të cilët bënë shkëputje të ndryshme 5 minutëshe, u arrit në përfundimin se grupi i dytë dhe jo i pari, ishin më produktivë. Prandaj pushimet jo vetëm ndërmjet një projekti dhe një tjetri janë të rëndësishme, por edhe shkëputjet e vogla gjatë kohës së përfundimit të të njetit projekt.
Dëgjoni muzikë qetësuese
Muzika ndikon në reduktimin e nivelit të stresit. Shkarkoni këngët që ju pëlqejnë më shumë t’i dëgjoni dhe vendosni gjatë kohës së pushimit.
Flini më shumë
Gjumi është një prej faktorëve shumë të rëndësishëm në reduktimin e nivelit të stresit. Nëse nuk keni mundësi që të ruani të njejtën rutinë për ditë, ju këshillohet që të paktën një ose dy ditë në javë të flini më shumë se zakonisht. Ose gjatë fundjavave më mirë flini dy orë gjumë sesa të shkoni në një event të cilin nuk e keni më shumë qejf. Gjumi është shumë i rëndësishëm për shendetin, dhe plotësimi i orëve të gjumit do t’ju ndihmojë të bëheni imunë ndaj sulmeve negative, të paktën t’i përgjigjeni me më shumë qetësi, duke lënë në shtëpi nërvozizmin.