Ai nuk ka shumë përvojë në fushën e menaxhimit. A mendon se është i aftë për ta bërë një punë të tillë? Kjo është një prej frazave që e dëgjojmë më shpesh në kompanitë të cilat duan të punësojnë menaxherë.
Sipas një studimit të fundit të kryer në Harvard dhe të publikuar në Harvard Business Review, u bë një krahasim ndërmjet 2 grupeve ku njëri drejtohej nga një menaxher në moshë të re, ndërsa tjetri në moshë më të madhe. Nga një databazë prej 65,000 menaxherësh, rreth 455 prej tyre ishim me moshë 30 vjeç ose më të rinj, ndërsa pjesa tjetër rreth 4,298 ishin me moshë mbi 45 vjeç, prandaj si kampionë analizimi u morën mosha 30 vjeç krahasuar me atë mbi 45. Kur u nxorrën përfundimet, grupi me drejtuesit e rinj kishte rezultate më pozitve në krahasim me tjetrin. Rezultati i mësipërm ishte sa befasues aq edhe shpresëdhënës në faktin që drejtuesit e rinj janë jo vetëm të talentuar, po mbi të gjitha kanë aftësi menaxhuese shumë të mira.
Më poshtë do të lexoni 5 prej arsyeve më kryesore se përse menaxherët e rinj kanë një performancë më të mirë sesa ata më me përvojë:
1. E pranojnë ndryshimin. Drejtuesit e rinj janë të parët që e përqafojnë ndryshimin. Mungesa e eksperiencës i motivon ata që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i mbrojnë më fort idetë e tyre.
2. Kanë sjellje për t’u admiruar. Janë të parët që i plotësojnë objektivat, duke u kthyer në burim frymëzimi për të tjerët, madje edhe për drejtuesit më me përvojë.
3. Të vëmendshëm ndaj feedback-ut. Drejtuesit e rinj janë më të vëmendshëm ndaj feedback-ut dhe e kërkojnë atë edhe në rastet kur nuk jepet, duke e konsideruar si një formë vlerësimi më vete.
4. Përmirësime të vazhdueshme. Kjo mbase vjen nga shkaku se ata kanë investuar më pak në të kaluarën e tyre dhe i japin vetes forcë për të ecur sa më shumë në të tashmen. Ata janë gjithmonë në kërkim të ideve të reja për ta realizuar punën e tyre në mënyrë sa më efikase dhe sa me më shumë cilësi.
5. Objektiva të qarta. Drejtuesit e rinj do të bënin çdo gjë për të realizuar më së miri detyrën që i është dhënë. Energjitë nuk i mungojnë, ndaj ata do t’i përdorin ato të gjitha në këtë drejtim.