Suksesi është i pamundur të arrihet pa komunikim dhe bashkëpunim. Edhe nëse jeni ju personi që ju ka ardhur nëj ide brilante, të vetëm ju nuk mund ta vini atë në jetë, prandaj ju duhet domosdoshëmrit ndihma e kolegëve.
Ja se cilat janë 7 strategji të cilat do t’ju ndihmonit për të pasur një bashkëpunim sa më ideal:
1. Mos i shmangni problemet, zgjidhini ato
Puna në grup është shumë e vështirë, sidomos kur juve duhet të arrini të përfundoni një projekt në një kohë të caktuar. Në mënyrë të tillë që të shmangni diskutimet joproduktive të cilat shpeshherë degradojnë në grindje dhe vetëm ju marrin një pjesë të mirë të kohës suaj, ne ju këshillojmë që në situata konflikti ose kur nuk bini dakord më dikë të ndiqni strategjinë e mëposhtme.
Është mëse normale që ju nuk do të bini dakord dhe të ndani të njetin mendim me të gjithë, por në vend që vetëm të theksoni anët negative të një situate të tillë, ju duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje për këtë problem në mënyrë të tillë që ai të mos konsiderohet më një i tillë.
2. Nëse një ide ju duket e mirë, pranojeni dhe anasjellas
Nëse dikush propozon një ide më të mirë se tuajën, pranojeni atë dhe shpreheni mendimin tuaj pozitiv ndaj saj. Një gjë e tillë do t’i bëjë kolegët tuaj të ndihen të vlerësuar, deh mos harroni që të njejtin qëndrim do të mbajnë edhe ata ndaj jush. Në momenti të vështira dhe situate stresuese, kujtimet e një suksesi të mëparshëm janë një shtysë mjaft e mirë për një arritje tjetër.
3. Mbani përgjegjësitë që ju takojnë
Nëse diçka nuk shkon mirë dhe kjo është për fajin tuaj, atëherë tregohuni të drejtë dhe merrini përsipër përgjegjësitë tuaja. Asgjë nuk mund të përmirësohet dhe rregullohet nëse ju nuk mbani përgjegjësitë që ju takojnë, sepse nëse nuk e bëni një gjë të tillë të jeni të sigurtë se gjerat vetëm sa do të përkeqësohen.
4. Duhet të jeni të qartë për pikat tuaja të forta
Përpara se të përfshiheni në një projekt të ri është shumë e rëndësishme që jut ë keni shumë të qartë se cilat janë pikat tuaja të forta. Nëse ju përpiqeni të përfshiheni kudo dhe të ndërhyni kudo, të jeni të sigurtë se po e çoni në drejtim të gabuar progresin e këtij projekti. Madje këshillohet që ju të dini edhe pikat e forta të secilit anëtar të skuadrës suaj, në mënyrë të tillë që t’i ndani detyrat ashtu siç duhet, për të shmangur dështimet gjatë rrugës.
5. Përmbajuni gjithmonë afateve
Nëse doni që një projekt të jetë i suksesshëm, ju nuk duhet kurrësesi të ndryshoni afat e përcaktuara që në fillim të tij. Githashtu organizojeni projektet sipas prioriteteve, duke i vendosur në rend të parë të gjitha ato që janë më emergjente.
6. Tregohuni sa më realistë
Edhe pse ju mund të doni të realizoni gjithçka që ju kërkohet, duhet të tregoheni realistë dhe të pranoni vetëm ato të cilat jeni të bindur se mund t’i çoni deri në fund. Më mirë të tregoheni realist si me veten tuaj ashtu edhe me klientin që në fillim dhe të mos e pranoni një projekt të cilin e dini se nuk mund ta përfudoni në kohën që ju kërkohet apo ta realizoni ashtu siç duhet, sesa të merrni përsipër një projekt për të cilin e dini se do dështoni dhe mbi të gjitha do të krijoni një përshtypje negative.
7. Tregohuni mirënjohës
Mos harroni kurrë të tregoni mirënjohjen tuaj, e cila është një ndër armët më të mira për të përballaur një situatë pune të ngarkuar dhe mbi të gjitha me stres. Ai do t’ju ndihmojë gjithashtu shumë për të krijuar një raport komunikimi s amë positive në ambientin tuaj të punës.