A keni pasur ndonjëherë një ide të re? Dhe, a jeni përpjekur ndonjëherë të bindni shefin tuaj që ajo ide të marrë jetë? A u prit ajo krahëhapur apo u refuzua duke ju thënë se “nuk është kjo mënyra në të cilën i bëjmë gjërat këtu”.
Pjesa më e madhe prej nesh – pavarësisht nëse ideja është e mirë apo e keqe – do të marrin në këmbim veç moskokëçarje, indiferencë dhe negativitet. E vërteta është se shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me ndryshimin. Ne pëlqejmë rutinën dhe nuk ndihemi komod me pasigurinë që mund të sjellin idetë e reja.
Kështu që të mos ju vijë çudi kur shefi juaj nuk është i gëzuar për perspektivën e të menduarit tuaj revolucionar – sado e vogël të jetë. Edhe pse ideja juaj ka fuqinë ta bëjë jetën e tyre më të thjeshtë, më të shpejtë dhe të japë një impakt më të fortë, me shumë mundësi, sipas tyre “gjithçka po shkon mirë kështu siç është”.
Më poshtë janë nëntë mënyra se si ta bëni shefin tuaj të bjerë në dashuri me idetë tuaja…
1.Menaxhoni pritshmëritë tuaja
Mos prisni që askush tjetër ta pëlqejë idenë tuaj. Nëse ajo është një mënyrë e re dhe shumë e ndryshme të menduari – ka shumë mundësi që ajo ta trembë shefin tuaj.
2.Është problemi i tyre, jo i juaji
Shpenzoni pak kohë duke menduar për personin të cilin po përpiqeni të bindni. Për shembull, se si mbështetja e idesë suaj mund ta ndihmojë atë të bëjë përshtypje të mirë tek eprori i tij apo edhe pronari i kompanisë.
3.Zgjidhni momentin e përshtatshëm
Zgjidhni me kujdes momentin në të cilin do t’i prezantoni idenë shefit tuaj. Nëse ata janë të zënë në një takim tjetër, ju me siguri nuk do të merrni një përgjigje pozitive. Nëse shefi juaj pëlqen kafenë e mëngjesit, lini me të një takim në mëngjes për të diskutuar në lidhje me idenë tuaj. Nëse ata largohen nga puna në orën 4:30 për të marrë fëmijët, mos u përpiqni të merrni kohën e tyre në fund të ditës, pasi ata do të jenë të përqendruar në largimin nga puna.
4.Jini të drejtpërdrejtë
Bëjuni të ditur nevojat tuaja. Për shembull, doni dikë që veç t’ju dëgjojë apo dikë që të përpiqet të vërë në jetë idenë tuaj, të bëjë realitet ëndrrën tuaj?
Mendoni se çfarë domethënie ka ideja jua për dëgjuesin dhe arsyen pse ata mund të mos e pëlqejnë atë. Qartësoni skepticizmin e tyre me përgjigje për çdo pyetje që mund ata mund të kenë.
6.Nxisni interesin e tyre
Mendoni se çfarë i motivon ata. Cilat pjesë të idesë do të pëlqejnë? Më saktësisht se si do ta bëjë jetën e tyre më të lehtë, më interesante, se si do t’i ndihmojë ata në zgjidhjen e problemeve të tyre?
7.Cilat janë argumentet tuaja?
Çfarë argumentesh do të jepni se ideja juaj mund të funksionojë nëse vihet në jetë. Për shembull, a mund ta testoni idenë tuaj para një audience të vogël apo të tregoni parashikimet tuaja të të ardhurave. A mund të jepni shembuj se diçka e ngjashme ka dhënë frytet e saj?
8.Lini mënjanë egon tuaj
Sado e padrejtë që mund të duket, edhe pse është ideja juaj, ndonjëherë ju mund të mos jeni personi i duhur për të marrë rezultatin që dëshironi. Ai mund të jetë, për shembull, dikush tjetër, ekspert në këtë fushë.
9. Bëhuni një tregimtar
Inovatorët më të mëdhenj dhe njerëzit më me ndikim në botë janë po ashtu edhe tregimtarët më të zotë. Steve Jobs paraqiti vizionin e tij revolucionar me prezantimin e iPad.
Ne qeniet njerëzore e kemi shumë të vështirë të mësojmë nëpërmjet përvojave të të tjerëve. Nëse ideja juaj do të qëndrojë thjesht në letra apo do të bëhet realitet – kjo do të varet nga aftësia juaj për të prezantuar të ardhmen.