Ju mund të rrotulloni sytë me mosbesim. Ju ka të ngjarë të mendoni; ‘Unë tashmë jam refuzuar një herë. Ky duhet të jetë tregues se si kjo gjueti punë do të shkojë edhe ksaj radhe për mua’. Për fat të mirë për ju, kjo nuk ka të ngjarë të jetë shumë lar së vërtetës- dhe ne kemik shifra për ta dëshmuar dicka të till
Ju ka të ngjarë të jeni duke mbivlerësuar shansin tuaj të refuzimit
Një artikull i kohëve të fundit të Stanford raporton mbi statistikat që deklarojnë se njerëzit heqin dorë shumë shpejt përpara se të kërkojnë një nder. E thënë thjesht, ne i frikësohemi refuzimit. Pjesa interesante, megjithatë, është se njerëzit kanë tendencë të mbivlerësojnë shanset e refuzimit të kërkesave të tyre. Ne kemi gjithashtu më shmë gjasa të mbivlerësojmë shanset e refuzimit në qoftë se na kanë refuzuar dikur në të kaluarën.
Ç’lidhje ka kjo me kërkimin tuaj të punës?
Ju mund supozoni gabimisht se është edhe më e vështirë të gjeni punë nga sa ky process është realisht në vetvete. Për më tepër, në qoftë se tashmë ju kanë refuzuar njëherë do të ishte e lehtë të supozoni që askush nuk dëshiron t’ju punësojë.
Në të vërtetë, e vetmja gjë që syugjerojnë refuzimet e mëparshme është që ju duhet të jeni më proaktiv dhe të zgjeroni rrethin tuaj të kërkimit.
Hidhini një sy planit tuaj aktual të sulmit për kërkimin e punës dhe shtroni për veten tuaj pyetjet e mëposhtme:
A po prisni që rekrutuesit të lidhen me ju në LinkedIn apo jeni ju që po qaseni tek ata?
- A jeni duke u mbështetur në bordet e punës apo po kërkoni punë në faqen e internetit të korporatave të kompanisë gjithashtu?
- A po fokusoheni vetëm në mediat sociale apo po përdorni edhe telefonin për të kontaktuar? (këtu zbatohet edhe e anasjellta.)
- A po kontaktoni vetëm njerëzit në rrjetin tuaj apo po prisni që ata të lidhen me ju?
Ka shumë shtresa të ndryshme në ‘gjuetinë’ e punës këto ditë të cilat ju lejojnë të zgjeroni kërkimin. Celësi këtu është të siguroheni që po I përdorni ato ndërsa po tregoheni sa më proaktiv që të mundeni.
Duhen disa pika kontakti për të siguruar punën
Nëse jeni një ekzekutiv shitje, atëherë ju mund të keni dëgjuar frazën e zakonshme se atij i duhet një mesatare prej shtatë kontaktesh për të bërë një shitje. Gjuetia për ekzekutiv nuk ndryshon shumë nga kjo. Ju mund t’ju duhet të merrni disa kontaktie përpara se t’ju punësojnëmë në fund.
Kështu që këtu vjen pyetja prej një milion dollarësh. A po i mbani lidhjet me punëdhënësit, udhëheqësit, rekrutuesit dhe kontaktet në rrjetin tuaj? Për më tepër, a po i mbani rregullisht?
Nëse përgjigja është jo ose thjesht nuk jeni i sigurt, konsideroni të krijoni një sistem që ju kujton lidhjen me kontaktet tuaja në mënyrë periodike. Ju mund caktoni lajmërime në kalendarin e Google dhe Outlook për të mos harruar.
Nëse ju ndiheni sikur jeni bërë shumë i ngjitur përpiquni ta kaloni këtë ndjesi. Ju keni diçka për ti ofruar kompanisë dhe është detyra juaj t’ia bëni të ditur.
Morali i tregimit është i thjeshtë: mos hiqni dorë shumë shpejt. Përndryshe, ju mund të humbisni shanse të mëdha të vendeve të punës.