Kuvendi ka votuar dje antarët e rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike duke i dhënë fund vakuumit disamujor të vendimmarjes në AKEP pasi kishte përfunduar mandati i 4 nga 5 antarët që ka ky Bord. Përfundimi i mandatit të Pirro Xhixhos, Alketa Mukavelatit dhe Zamira Nurçes e kishte futur institucionin në një ngërç juridik dhe i vetmi antar me mandat mbetej Benon Paloka.
Kryeministri kishte propozuar Pirro Xhixhon për antar dhe kryetar të AKEP i cili pas votimit të djeshëm ku ka marrë vetëm votat e mazhorancës vendoset për herë të tretë në krye të institucionit. Z.Xhixho ishte kryetar i AKEP gjatë qeverisjes së PD me LSI në mandatin 2009-2013 dhe prishja e marrëveshjes së LSI me PD pak para zgjedhjeve të qershorit 2013 çoi në shkarkimin e z.Xhixho nga ky pozicion. Rikthimi i LSI-së në qeverinë e re me PS-në në shtator 2013 riktheu në krye të AKEP z.Xhixho.
Ndërkohë po dje Kuvendi ka votuar antarët e tjerë të AKEP, tre zonja, Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Abazaj së së bashku me z.Xhixho dhe z.Paloka konfigurojnë Këshillin e ‘ri” drejtues të AKEP.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.