Anketimi, 31% e bizneseve shqiptare mendojnë se ambienti për aktivitetin është përkeqësuar më 2017

12/10/2017 10:00 AM 0 komente

Bizneset në vendin tonë janë duke kaluar një situatë të vështirë pasi 31 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se, ambienti për të ushtruar aktivitetin është përkeqësuar më tej në vitin 2017.
Përqindja e bizneseve që vlerësuan të rënduar ambientin e biznesit këtë vit ishte më e larta ndër të gjitha vendet e Rajonit, sipas anketimit të Barometrit të Ballkanit. Madje edhe Maqedonia e cila kaloi një krizë të rënduar politike prej zgjedhjeve të përgjithshme dhe kohëzgjatjes që pati krijimi i qeverisë së re, vetëm 13 për qind e bizneseve menduan se klima ishte më e rënduar më 2017.

Gjithashtu në Bosnjë vetëm 11 për qind e bizneseve menduan se kushtet për të bërë biznes ishin më të përkeqësuara këtë vit.
Rezultatet e anketimit nga Barometri tregojnë se Kosova pati rezultatet më të mira në këtë drejtim, pasi vetëm 4% e bizneseve u përgjigjen se klima e biznesit ishte përkeqësuar këtë vit.
Gjithashtu më të komfort se bizneset shqiptare janë ndjerë ato të Malit të Zi të zi dhe Serbisë, ku përkatësisht 21 dhe 24 për qind menduan se ambienti për biznes ishte përkeqësuar këtë vit.

Gjithashtu Shqipëria pati nivelin më të ulët të përqindjeve ku bizneset menduan se klima e biznesit ka mbetur në vendnumëro dhe është përmirësuar. Anketimi gjeti se 33 për qind e bizneseve shqiptare mendojnë se, ambienti i i biznesit është përmirësuar këtë vit. Kjo është përqindje e ulët në raport me mesataren rajonale ku 48 për qind e bizneseve të anketuara mendojnë se klima e biznesit është përmirësuar.
Kosova ka marrë rezultate më të larta në këtë drejtim ku shihet se 63 për qind e biznesit kanë konfirmuar se ambienti për të ushtruar aktivitetin ka qenë më i mirë këtë vit.

Optimiste kanë qenë edhe biznese në Bosnjë të cilat në masën 49 për qind menduan se situata ka përmirësuar.
Ndërsa përqindjen më të lartë të përgjigjeve ku u tha se, situata nuk ka ndryshuar e dhanë bizneset e Maqedonisë, pasi 50% e tyre u shprehen se klima e biznesit ishte njësoj si në vitin 2016. Në Shqipëri 36 për qind e bizneseve menduan se, klima e biznesit ka qenë e njëjtë me atë të vitit të kaluar.
Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale në Rajon dhe nuk aplikon politika incetivuese për investimet e huaja, teksa ndryshimi i shpeshtë i ligjeve dhe aksionet e qeverisë kundërt ekonomisë informale e kanë rënduar më tej klimën e biznesit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz