Nuk e dimë nëse e keni dëgjuar, por një iPhone i ri ka dalë në treg. Në fakt, dy. iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Me anë të kësaj pajisjeje të re, Apple hyn në një treg në të cilin ka qenë i paaftë të konkurrojëme të mëdhenjtë, aktualisht pajisjete dominuara nga gjiganti korean Samsung Electornics dhe linja e tij e Galaxy S e telefonave android.Sipas informacioneve që kanë dalëmë parë gjatë këtij viti mendohet të jetë thënë nga ekzekutivi i Apple që: “Konsumatorët duan atëçfarë ne nuk e kemi”, duke iu referuar madhësisë së ekranit.
iPhone e rinj janë më të mëdhenj se çdo version tjetër, përmasat e ekranit të tyre janë 4.7 inç për iPhone 6 dhe 5.5 inç për iPhone 6 Plus. Ata konsiderohen nga kritika si Iphone më të mirë, madje jo vetëm për Apple, por edhe në të gjithë tregun.
Si fillim, disa të dhëna bazë. iPhone 6 dhe 6 Plus janë veçanërisht ridizenjuar, duke i krahasuar me telefonat e mëparshëm Apple. Të dy telefonat kanë një përbërje alumini shumë të hollë, një veçori që kanë pasur iPhone-t prej origjinës së tyre, 2007. Pajisjet janë në tri ngjyra: gri, argjend dhe ar. iPhone 6 është 6.9 mm i hollë, ndërsa iPhone 6 Plus është 7.1 mm i hollë.
Ndërkohë që dizajni ështëbefasues, disa detaje janë paksa jashtë “mode”. Linja e antenës që shtrihet në pjesën e pasme të pajisjes dhe lentet e kamerës së spikatur e bëjnë telefonin të duket më pak i disiplinuar krahasuar me punimet e mëparshme të kompanisë.
Karakteristikat epërmirësuara:
-Procesor më i shpejtë
-Kamera më e mirë
-Rezolucion më i lartë
Karakteristikat e reja:
-Telefonata me anë tëWiFi
-Voice over LTE
– NFC (Near Field Communication)
Përsa u përket përmirësimeve të kamerës, ndoshta nuk ka rezolucion e Samsung Galaxy S5 por ka një sërë karakteristikash të tjera të përmirësuara si p.sh., fotografimi në dritë të lartë ose në errësirë. Përveç kësaj, ka përmirësime edhe në cilësinë e audios, si me kufjet por dhe altoparlanti i telefonit. Në këto versione tëApple, risi do të jetë aplikacioni i quajtur Health në iOS 8, që do të marrë më shumë jetë me daljen në treg të iWatch vitin e ardhshëm. Përveç kësaj përmirësime të vogla janë bërë dhe te menaxhimi i email, iCloud, Selfie të shpejta, voice memo, tastiera, si dhe një sërë përmirësimesh të tjera në aplikacione të veçanta në rrjetet sociale dhe më gjerë.
Me anë të iPhone 6 dhe 6 Plus, Apple provoi qëjo vetëm mund të bëjë telefona më të mëdhenj, por mund ta bëjë telefonin më të madh më të mirë se çdokush tjetër në treg.