Raportet rreth planeve të kompanisë tregojnë për prezantimin e një iPad-i më të madh, vetëm disa javë përpara se të zbulohet iPhone i ri me një ekran më të madh.
Thuhet se planet e gjigantit të teknologjisë për të prezantuar versionin më të madh të iPad do të jetë në fillimin e vitit të ardhshëm. Zërat anonimë tregojnë që përmasat e iPad të ri mund të jenë rreth 12.9 inç diagonalisht, i cili pritet të dalë në 4-mujorin e parë të vitit 2015.
iPad-ët e Apple aktual janë 7.9 inç dhe 9.7 inç. Versionet e reja të përmasave aktuale priten të zbulohen në fillim të muajit shtator, por në bazë të informacioneve më të fundit, Apple ende nuk e konfirmon një gjë të tillë në eventin e parashikuar në muajin e ardhshëm.
Pritet që kompania ta përdorë rastin (eventin) për premierën e iPhone 6, duke përfshirë dhe modelin me ekranin më të madh 5.5 inç. Aktualisht modelet e iPhone 5 kanë një ekran 4.9 inç.
Zërat për një iPad më të madh të quajtur “iPad Pro” dolën gjatë kësaj vere, por zërat e Mac raportuan më pas se kompania, plane të tilla i ka lënë në pritje.