Të mirat: Të dy modelet janë dual SIM dhe kanë skeda teknike thuajse të ngjashme
Të këqijat: Memorie e ulët
Të përgjithshme: Janë dy smartfon ekonomikë me Android 4.4 KitKat.
Çmimi: 119 dhe 149 euro
Dy smartfon të rinj janë hedhur zyrtarisht në treg nga prodhuesi francez Archos.
Aparatet ofrojnë një raport të mirë cilësi-çmim dhe kanë në dispozicion sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Emrat e tyre janë Archos 45c Platinum e Archos 50b Platinum. Të dyja modelet janë dual SIM dhe kanë pothuajse tipare të ngjashme teknike, përjashtim bën ekrani, siç mund të kuptohet edhe nga emri.
Tiparet teknike të përbashkëta janë: procesori quad core MediaTek MT6582 1,3 GHz, GPU Mali 400MP2, 512 MB RAM, memorie e brendshme 4 GB, slot për leximin e skedave microSD deri në 64 GB, kamera ballore 2 megapiksel, moduli WiFi, 3G, GPS, Bluetooth.
Modeli 45c Platinum ka një ekran 4.5 polësh me rezolucion 854×480 piksel, kamerë të pasme 5 megapiksel me autofokus e flash LED dhe një bateri 1.700 mAh.
Modeli 50b Platinum ka një ekran 5 polësh (960×540 piksel), një fotokamerë 8 megapiksel dhe një bateri më të fuqishme 1.900 mAh.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për modele të nivelit të lartë, por për modele që janë ekonomike. Ai më i vogli kushton 119,99 euro, ndërsa më i madhi 149,99 euro.
Të dy garantojnë përputhshmëri me të gjitha aplikacionet e shpërndara përmes platformave të Google Play, por edhe me përmbajtjet multimediale (film, muzikë, libra, etj.).
Sa u përket ngjyrave, për momentin në dispozicion janë vetëm tre: e zezë, blu dhe e kuqe. Të gjitha të dhënat konfirmohen nga Loïc Poirier, CEO i kompanisë.
“Integrimi i procesorëve quad core të MediaTek garanton që linja jonë e smartfonëve Platinum të jetë e fuqishme dhe e mjaftueshme për të menaxhuar operacione më të ndërlikuara. Modelet 45c e 50p gërshetojnë më së miri performancën me stilin”, – tha Poirier.