Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës nëpërmes një komunikate për media deklaron se po e përcjell me kujdes situatën rreth mundësisë së fillimit të transportit të udhëtarëve me tren, në linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.
“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH). Në ketë drejtim, dëshirojmë të informojmë institucionet e vendit, qytetarët dhe të gjithë akterët, duke u bazuar në Ligjin e lartcekur, Neni 91, në mënyrë shumë të qartë dhe specifike e ndalon operimin e një ndërmarrje hekurudhore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa qenë paraprakisht e licencuar dhe e pajisur me Certifikatë të Sigurisë. Ne si ARH konfirmojmë se kompanitë në fjalë janë ilegale dhe se asnjë kërkesë apo aplikacion për Licencë apo Certifikatë të Sigurisë nuk është pranuar nga ana jonë për operime me trena pos kompanive që tanimë janë të licencuara dhe të pajisura me Certifikatën e Sigurisë tek ne si Rregullator përgjegjës. Si rrjedhojë, çdo operim i cilës do ndërmarrje hekurudhore pa u pajisur me Licencë si dhe Certifikatë të Sigurisë është i kundërligjshëm dhe i pa pranueshëm për ne”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.