Dështimi nuk duhet të jetë një njollë turpi, por një simbol nderi që i tregon botës se ju jeni të gatshëm të provoni sërish.
Këu janë disa këshilla se sit ë silleni në një rast të tillë.
Mblidhni grupin tuaj të mbështetjes. Nuk është ndonjë surprizë që dështimi dhemb emocionalisht dhe shpesh për më shumë ju ‘fyen’ egon. Sigurohuni që të keni mbështetës të pakushtëzuar në jetën tuaj të cilët do ju dëgjonit të ‘shfreheshit’ për atë, të punonit përmes dhimbjes, dhe t’ju ndihmin ti ktheheshit sërish normalitetit emocional. Dëgjuesit aktivë janë esencialë teksa ju procesoni dështimin tuaj dhe filloni të mësoni nga këto gabime.
Një periudhë njëzet e katër orëshe ‘grimas’. Si në rast se kjo është një punë e humbur, një promovim i mohuar ose një biznes i dështuar, jepini vetes kohë të ‘mbani zi’ për këtë humbje. Ekspertët shkruajnë në mënyrë shumë elokuente se shërimi kërkon kohën e vet dhe mohimi zgjat kohën e shërimit. Ai sugjeron të shpenzoni kohë minimale duke u ndjerë keq mbi skenarët ‘po sikur’ dhe të shkëputeni nga e kaluara në mënyrë që të mund të përqëndroheni në të ardhmen. Jepini vetes një periudhë 24-orëshe kur mund të përçasni, irritoheni dhe të shfryni ndenjat dhe emocionet tuaja. Është vërtet një process purgativ dhe të ‘shplan’ emocionalisht për të hedhur më pas hapin e radhës.
Braktis fajin. Faji është një emocion i kotë. Shmangni turpin, ne të gjithë dështojmë. Ndodhin gjëra të këqija dhe ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë sikundër kemi planifikuar. Mirë se vini në jetën reale! Përqafoni kritikat konstruktive, luftoni perfeksionizmin sepse kjo është e paarritshme dhe dekurajuese, dhe përqëndrohuni në atë që bëni mirë – jo atë që të tjerët mendojnë. Ka gjasa që të tjerët nuk janë aspak duke menduar për ju. Ecni përpara!
Ndërmerrni rrezik. Merrni kohën e duhur në dispozicion për analizuar dështimin dhe kuptoni se çfarë keni mësuar, por mos lejoni që kjo tu pengojë te ecni përpara. Në qoftë se ju ndaloni së ndërmarri rreziqe do të bëheni të palëvizshëm dhe do të humbisni sharmin dhe nervin tuaj. Bëhuni një novator përçarës, kapni sërish shansin dhe mësoni se si të dështoni në të ardhmen. Arrini majën ose shkoni në shtëpi!
Mos harroni se të gjithë njerëzit e suksesshëm janë përballur me dështimin. Steve Jobs u shkarkua nga divizioni Macintosh o Apple. J.K. Roëling iu kthyen 12 herë dorëshkrimet Harry Poter nga botuesit. Oprah Ëinfrey u shkarkua nga puna e saj e parë si moderatore, sepse ajo u përfshi shumë emocionalisht në tregimet e saj…