Është pikërisht 600 milionë euro dëmshpërblimi që Austria i ka kërkuar Bashkimit Evropian për numrin e madh të refugjatëve të cilët ajo është detyruar të strehojë, sikundër raportojnë mediat austriake.
Përgjatë vitit 2015 ky vend strehoi 90 mijë refugjatë dhe ky numër kaq i madh ndërkaq ka shkaktuar një kosto të madhe për shtetin e Evropës Qendrore.
Vendi e ka formuluar këtë kërkesë në letrën drejtuar shefit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker nga fundi i janarit të këtij viti dhe ku ministri austriak i financave Jörg Schelling kërkon gjithashtu pra shtimin e fondit evropian për azil, migracion dhe integrim.
Në fakt mjetet nga ai fond do të duhej t`u ndaheshin shteteve evropiane më të prekura nga kriza e refugjatëve.