Banka Botërore ka rishikuar me rritje parashikimin e saj për çmimet e naftës këtë vit në 41 dollarë nga 37 dollarë që ishte pritshmëria në fillim vit.
Rishikimi më ulje me rritjes së çmimit të naftës më shumë i dedikohet nënçmimit të dollarit amerikan.
Vlerësimet për tregun e papërpunuar të naftës nga niveli i ulët prej 25 dollarë për fuçi në mes të janarit arritën në 40 dollarë për fuçi në muajin prill e nxitur edhe nga ndërprerja e prodhimit në Irak dhe Nigeri.
Nga ana tjetër ngrirja e prodhimit e propozuar nga prodhuesit më të mëdhenj nuk arriti të materializohet në një takimin e prillit.
“Ne presim çmime pak më të larta për mallrat e energjisë gjatë vitit, pas një periudhe super oferte,” tha John Baffes, Ekonomist i Lartë dhe autori kryesor i rishikimit të çmimeve për mallrat kryesore. “Megjithatë, çmimet e energjisë mund të bien më tej, nëse OPEC rrit prodhimin në mënyrë të konsiderueshme dhe vendet në vendet jo-OPEC prodhimi nuk bie aq shpejt sa pritej.”
Të gjitha indekset kryesore të mallrave të vëzhguara nga Banka Botërore pritet të bien më 2016. Rënia përfshinë energjinë, metalet, dhe lëndët e para bujqësore për shkak të perspektivave të dobëta të rritjes në vendet në zhvillim.
Çmimet e produkteve bujqësore parashikohet të bien më shumë se parashikimi i janarit, për shkak të pritshmërive më të mbara në korrjen e grurit.
Çmimet e ulëta të mallrave kanë minuar perspektivat e rritjes për shumë vende të pasura me burime, të cilat kishin investuar shumë në kapacitet e prodhimit gjatë bumit të mallrave në vitet 2000.
Me çmimet e naftës dhe metaleve janë 50-70 për qind më të ulta se para vitit 2011. Këto zhvillime po mbajnë në trysni projektet e zhvillimit të burimeve natyrore sidomos në vendet në zhvillim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.