Ekonomia e Serbisë do të rritet me rreth 3.5% në 2018 dhe më shumë në 2019, tha të mërkurën guvernatori i bankës qendrore të vendit, shkruan Seenews.
Rritja do të mbështetet nga masat e politikës ekonomike, citon Jorgovanka Tabakoviç duke thënë në një deklaratë të lëshuar nga banka qendrore.
Ajo vuri në dukje se investimet pritet të jenë të forta gjatë dy viteve të ardhshme, pasi një mjedis i përmirësuar i biznesit dhe projektet në infrastrukturë do të nxisin rritjen ekonomike.
“Lehtësimi i politikës monetare do të jetë një tjetër faktor i favorshëm”- komentoi Tabakoviç.
Konsumi i ekonomive familjare duhet të kontribuojë në rimëkëmbjen e tregut të punës, ndërkohë që eksportet parashikohet të mbesin në rritje, sipas raportit.
Në janar, Banka Botërore uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Serbisë në 2018 në 3.0% nga 3.5% që ishte parashikuar më parë.