Bankat evropiane po përballen me humbje potenciale të kredisë nga firmat e energjisë prej 27 miliardë dollarë ose rreth 6 për qind e fitimit përpara tatimit të tyre përgjatë tre vjetëve, sipas analistëve në Bank of America Corp.
‘Ne besojmë se bankat evropiane me ekspozime të mëdha ndaj kreditimit të energjisë dhe mallrave do të sfidohen gjithmonë e më shumë mbi këto pozicione nga aksionerët,’ shkruan analistët Alastair Ryan dhe Michael Helsby në një shënim për klientët të martën. ‘Ndërsa parashikimet afatgjatë të cmimit të naftës dhe metalit qëndrojnë edhe më lart niveleve aktuale, ne presim që tregu i kapitalit të vazhdojë të theksojë ekspozimin ndaj cmimeve aktuale të tregut dhe të ulë humbjet potenciale nga fitimet e shumëfishta të bankave.”
Vlerësimi prej 27 miliard $ është ‘potencialisht një shifër më e vogël se sa nënkuptohet në çmimet e aksioneve të një numri të bankave’, dhe humbjet potenciale të huadhënësve nuk përbëjnë kërcënim për kapitalizimin e sistemit bankar ose aftësinë e tij për të siguruar kredi për ekonominë , shkruan ata.
Bankat evropiane po preken nga trazira globale e tregut dhe rënia në çmimet botërore të naftës ndërsa përpiqen të forcojnë kapitalin rezervë të tyre përmes normave të interesit të ulëta në nivel rekord në eurozonë. Indeksi Stoxx Europe 600 Banks Index i 46-anëtarëve ka humbur rreth 27 për qind këtë vit, duke tejkaluar rënien prej 15 për qind nga indeksi më i gjerë Stoxx 600.