Drejtori i Zyrës së BERZH-it në Beograd, Serbi-Daniel Berg tha të martën se institucioni financiar do të promovojë Serbinë si një vend tërheqës për investime, dhe vuri në dukje se vetë BERZH ka investuar 4.2 miliardë euro në Serbi gjatë dekadës së kaluar.
Kryeministri Aleksandar Vucic do të marrë pjesë këtë muaj në Samitin e Ballkanit Perëndimor të Investimeve në Londër, së bashku me udhëheqësit e tjerë të rajonit. Kjo do të jetë një mundësi për të tërhequr investitorët, ka thënë Berg në prezantimin e raportit të tranzicionit në Bnakën Kombëtare të Serbisë (NBS).
Ai theksoi nevojën për të tërhequr më shumë investime, duke pasur parasysh se ato shënonin në 3 përqind të PBB-së, raporton Tanjug.