Ky është viti i dytë në të cilin Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizon dhe akordon “Çmimet për sipërmarrësin e vitit”, por risia e këtij viti ishte se tashmë logoja do të jetë “Bleta e Artë”, duke dashur të kthehet në një traditë të përvitshme.
Qëllimi është promovimi i sipërmarrjes shqiptare dhe punës e kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin . me të njëjtën qasje u bë edhe përzgjedhja e kategorive të çmimeve dhe bizneseve të nominuara . Eventi u hap nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Arben Ahmetaj i cili foli për qasjen e re të qeverisë në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit, përmirësimin e klimës së biznesit, reformat e iniciuara gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe axhendën 2015.
Eventi u përshëndet gjithashtu nga Ministrat Cani dhe Veliaj ndërsa u mbyll me fjalën e Kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimit, mësohet se gjithsej u nominuan 62 biznese, në 15 kategori të ndryshme për të cilat u përzgjodh një fitues. Të nominuar ishin edhe 10 administratorët e vitit, në kategorinë e femrave dhe meshkujve.
Ja kush ishin fituesit, për çdo kategori:
1- Çmimi “Biznesi fason” – Krienko
2- Cmimi “Inovacion” – MirakaTec
3- Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – Lindita Legisi, “Omega”
4- Çmimi “Made in Albania” – Kraco
5- Çmimi “Standarde dhe cilësi” – Papmetal
6- Çmimi “BusinessPromotion” – Biznes Albania
7- Çmimi “Vula e cilësisë” – Engjëll Mazreku
8- Çmimi “Punësim në vend të lëmoshës” – Vip Saloti
9- Çmimi “Siguri në punë” – Kassel
10- Çmimi “Përgjegjësi Sociale” – Raiffeisen
11- Çmimi “Biz-Art” – Kalo and Associates
12- Çmimi “Letrat e Bukura” – “Pegi”
13- Çmimi “Teknologjinë e Informacionit” – EasyPay
14- Çmimi “Shija e posaçme” – Restorant “Artisti”
15- Çmimi “Mikpritja e spikatur” – “LifeGallery”
Fituesit në kategorinë “Administratori i vitit” u shpallën Briseida Shehaj, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve në kategorinë femra dhe Artan Didi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në kategorinë meshkuj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.