Banka Qendrore Evropiane po studion masat për të kontrolluar Asistencën e likuiditetit të Emergjencave ndaj bankave greke, si rezistencë për të ndihmuar më tej rritjen e huadhënësve të goditur të vendit në Këshillin Drejtues, sipas personave me njohuri rreth diskutimeve.
Stafi i BQE ka prodhuar një propozim për të rritur shkurtimet që bankat pranojne në kolateral që ato njoftojnë kur marrin hua nga Banka e Greqisë, thanë personat, të cilët kërkuan ti ruhet anonimiteti duke qënë se çështja është private. Ndërsa masa nuk është diskutuar zyrtarisht nga Këshilli Drejtues, kjo mund të konsiderohet nëse liderët e Greqisë dështojnë të bindin së shpejti ministrat e financave të euro-zonës se ata mund të reformojë ekonominë dhe të sigurojnë fondet e tyre të paketës së ndihmës, sipas njërit nga personat.
Huadhënësit grekë kryesisht janë ‘përjashtuar’ nga tenderet e rregullt të kesh-it të BQE-së, ndërsa qeveria e vendit, e cila pritet të vijojë me bisedime me partnerët e eurozonës në Riga këtë javë, po debaton me kreditorët e saj mbi pagesat e ndihmës aq të nevojshme. Në vend të kësaj, bankat aktualisht kanë qasje në rreth 74 miliard euro (79 miliardë dollarë) fonde të emergjencës nga banka e tyre qendrore – një shumë e cila është në rritje dhe që pritet të shqyrtohet këtë javë.
Propozimi i stafit të BQE-së përshkruan tri rrugë në reduktimin e shumës së kesh-it në të cilën mund të kenë qasje huadhënësit për një sasi të caktuar të kolateralit, deklaruan personat. Shkurtimet e përcaktuara nën operacionet e ELA nuk janë publike.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore Evropiane nuk pranoi të komentojë.