Brexit “gjunjëzon” edhe Premier League-n

18/04/2017 4:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas disa të përditshmeve angleze, kampionati më i pasur në botë do të përballet me një humbje vjetore prej 312 milionë sterlinash për shkak të efekteve të Brexit.

Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja Financial Times, e cila që në fillim të Brexit ka bërë me dije problemin kryesor, atë të zhvlerësimit të sterlinës dhe të humbjeve në bilance.

Nëse për muaj me radhë është folur për modelin anglez të shitjes së të drejtave jashtë, tashmë duhet të merret në konsideratë edhe dobësimi i monedhës së Mbretërisë së Bashkuar, gjë e cila ka nënçmuar vlerën e kontratave në momentin e shkëmbimeve

Ky ndikim është manifestuar, për shembull, edhe në bilancin e Manchester United, borxhi i të cilit është në dollarë amerikanë.
Vlera e të drejtave ndërkombëtare të transmetimit vlerësohet në rreth 3 miliardë sterlina – duhet theksuar se ajo ndahet në mënyrë të barabartë mes 20 ekipeve pjesëmarrëse në kampionat.

Kompanive tani do t’u duhet të vlerësojnë kontratat në bazë të çmimeve aktuale të tregut ose mund të presin pagesat finale për të bërë deklarimet e vlerave të grumbulluara.

Në pritje të publikimeve të dokumenteve, kanë nisur të bien kambanat e alarmit për Premier League.

Megjithatë Premier League ka deklaruar zyrtarisht se kjo lloj humbje nuk do të ketë pasoja në periudhë afatgjatë mbi të ardhurat dhe aftësinë e klubeve për të shpërndarë fitimet tek anëtarët e klubeve.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz