Rritja ekonomike e Britanisë është ngadalësuar gjatë tremujorit të tretë teksa kërcënimet ndaj rimëkëmbjes nga euro-zona u intensifikuan ndjeshëm.
Produkti i brendshëm bruto u rrit 0.7 për qind në tre muaj deri në shtator, krahasuar me 0.9 për qind në tremujorin e dytë, referoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare. Kjo përputhet me parashikimin mesatare të 36 ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg Neës. Rritja në shërbime, pjesa më e madhe e ekonomisë, u zbeh në 0.7 për qind nga 1.1 për qind.
Ngadalësimi vjen teksa politikëbërësit e Bankës së Anglisë vijojnë të shqetësohen edhe më tej ndaj kërcënimeve të shfaqura për shkak të dobësisë në eurozonë, partneri më i madh tregtar i Britanisë. Raportet këtë muaj treguan se prodhimi dhe shërbimet ranë në shtator, dhe shefi i ekonomisë së BOE Andy Haldane, tha javën e kaluar se ai është bërë edhe më pesimistë ndaj sfondit global.
Në kuadër të shërbimeve, rritja e shpërndarjes, hotelet dhe restorantet u ngadalësuan në 0.5 për qind në tremujorin e tretë nga 1 për qind në tre muajt e mëparshëm. Shërbimet e biznesit dhe financave u përballën me një rënie prej 1 për qind nga 1.5 për qind.
Raporti i PBB-së gjithashtu tregoi se prodhimi u rrit 0.4 për qind, më së paku që prej tremujorit të parë të vitit 2013.