Kompania kineze e energjisë, Sunpower Group, tha se njësia e saj Shandong Yangguang Engineering Design Institute do të krijojë një central elektrik me energji të biomasës në Bullgari, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti.
Ky është projekti i 55-të i këtij grupi gjigant kinez. Ai do të ekzekutohet nëpërmjet nismës “Një rrip, një rrugë” të qeverisë kineze, ku objektivi kryesor është të ndërtojë rrugë tregtare midis Kinës dhe vendeve në Azinë Qendrore, Europës dhe Indi-Paqësorit.
I themeluar në vitin 1988, Instituti Yangguang ofron shërbime të projektimit, konsulencës dhe teknologjisë për energjinë termike, arkitekturën, inxhinierinë dhe industrive të tjera.
Ndërsa kompania Sunpower Group është themeluar në vitin 1997, dhe është një kompani që ofron zgjidhje për projekte të ndryshme duke pasur si prioritet mbrojtjen e mjedisit, e fokusuar në teknologjitë e kursimit të energjisë dhe të energjisë së pastër.