Agjentët e pasurive të patundshme raportojnë rritje në shitjen e pronave në bregdetin bullgar të Detit të Zi.
Sipas tyre, po kthehet interesimi për blerjen e pronave në ndërtimet e reja dhe tregu po shërohet pas stanjacionit të viteve të fundit.
Në dy qytetet më të mëdha bullgare të Detit të Zi, interesi është më i konsiderueshëm në Burgas, ku shitjet janë rritur me më shumë se 12%, ndërsa shifra korresponduese në Varna ka arritur në vetëm rreth 1%.
Ka pasur më shumë shitje në qytetet dhe resortet në veri të Detit të Zi, ku në qytetin Byala u regjistrua rritje prej më shumë se 18%, ndërsa në Balchik, shifra korresponduese ka qenë rreth 9%.
Shitjet në qytetet më të njohura dhe resortet në bregdetin jugor, të tilla si Nesebar, Pomorie dhe Tsarevo, kanë rënë, bëri të ditur stacioni privat bTV.
Edhe pse shitjet atje mund të kenë rënë në numra absolutë, shifrat ishin ende mjaft të larta në terma relativë. Për shembull, numri i shitjeve në Nesebar ka kaluar shifrën 500 në tre muajt e parë të këtij viti.
Zakonisht konsumatorë janë të rinjtë që punojnë, të moshës 25 deri në 40, për të cilët kjo është prona e tyre e parë.
Ata i vënë rëndësi cilësisë në ndërtim dhe materialeve të ndërtimit të përdorura, si dhe fqinjësisë së mirë.
Së bashku me bullgarët, rusët gjithashtu mbeten mjaft aktivë në treg, pavarësisht nga një rënie prej 20%-80% të numrit të klientëve rusë të raportuara nga agjenci të ndryshme.
Ndër arsyet kryesore për rënien e numrit të klientëve rusë janë sanksionet e vendosura kundër Rusisë, kriza ekonomike, zhvlerësimi i rublës dhe ndalimet për nëpunësit civilë rusë për të blerë prona jashtë vendit.
Parashikimi për sezonin e suksesshëm turistik në bregun e Detit të Zi pritet të ketë ndikim pozitiv në tregun e pasurive të patundshme.