Bullgaria ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike të vitit 2018 në 3.6% nga 3.9%, kryesisht për shkak të një ngadalësimi ekonomik në Europë, ku shkojnë shumica e eksporteve të vendit ballkanik, tha në një deklaratë për shtyp, Ministria e Financave.
Në parashikimin makroekonomik të publikuar në fillim të vjeshtës, ministria citonte se priste që kërkesa e brendshme të përshpejtonte rritjen ekonomike në 3.7%, gjatë vitit të ardhshëm.
Parashikimi i inflacionit mbi të cilin Ministria do të hartojë buxhetin e vitit 2019 është që çmimet e harmonizuara të BE-së të rriten 2.7% gjatë këtij viti dhe me 3.0% gjatë 2019-s.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.