Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney tha se rregullatorët ka të ngjarë të kenë nevojë për të vënë në shënjestër pagat fikse të bankierëve si dhe shpërblimet me qëllim që të mos aplikojnë stimuj për abuzim të tregut dhe ndërmarrje të tepruar të rrezikut.
Carney, i cili është edhe kryetar i Bordit të Stabilitetit Financiar, ka kritikuar rregullat e reja evropiane, të cilat kufizojnë shpërblimet për shkak se ata ‘kanë efekt të padëshirueshëm anësor’ duke vështirësuar kontrollin e paketës së përgjithshme të pagesës së një bankieri.
Paralajmërimi i Carney për një goditjeje të mëtejshme rregullatore mbi pagesat vjen një javë pasi gjashtë banka, përfshirë Royal Bank of Scotland Group Plc me bazë në Britani dhe HSBC Holdings Plc (HSBA) janë gjobitur 4.3 miliard dollarë, si pjesë e një hetimi global në manipulimin e standardeve valutore. Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ai do të ushtrojë presion mbi bankat e gjobitura që të rishikojnë bonuset dhe të rikuperojnë pagesat qe jane kryer tashme.
Bankat janë përballur me një goditje të qëndrueshme mbi politikën e bonuseve nga rregullatorët që nga kriza financiare e vitit 2008- në përgjigje si ndaj skandaleve të manipulimit të tregut ashtu dhe paketave publike të shpëtimit.