Mark Carney është përballur me debatin e tij të parë publik mbi normat e interesit me qëllimin që për momentin të ‘shtypë’ kundërshtarët.
Ndërsa hartuesit e politikave Martin Ëeale dhe Ian McCafferty votuan për një rritje këtë muaj, divergjenca mes opinioneve të tyre dhe atij të shumicës së guvernatorit sugjeron se këndvështrimi i tij do të mbizotërojë , sipas ekonomistëve në banka, duke përfshirë Goldman Sachs Group Inc dhe UniCredit SpA .
Investitorët ndajnë këtë opinion, me pritshmëritë që rritja e parë e normës do të qëndrojë ‘në vend numëro’ në maj edhe pas shpalljes së ndarjes së parë në më shumë se tre vjet. Edhe pse Carney ka dhënë disa sinjale të përziera mbi kohën e mundshme të shtrëngimit, paralajmërimet e tij mbi rreziqet e rimëkëmbjes sinjalizojnë një pozicion të fortifikuar në kampin e tij.