Shoqata kryesore italiane që përfaqëson kompanitë e prodhimit dhe të shërbimit në Itali Confindustria është gati të hapë degën e saj në Mal të Zi, u theksua në takimin mes ministrit të ekonomisë së Malit të Zi, Vladimir Kavarić dhe përfaqësuesve të Confidustia.
Presidenti i Confindustria Giorgio Squinzi informoi ministrin malazez në lidhje me planet e tyre për të hapur filialin e saj në Mal të Zi, duke shtuar se organizata është shumë e interesuar për të investuar në Mal të Zi.
Squinzy tha gjithashtu për ministrin Kavarić se konferenca që synon diskutimin e infrastrukturës dhe të energjisë është planifikuar për në shkurt të vitit 2015 dhe do të mbahet në Mal të Zi.
Ministri Kavarić prezantoi kornizën e investimeve të Malit të Zi me një theks të veçantë në investimet italiane, duke theksuar se të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe energjetik.