Credit Suisse ndihmoi grumbullimin e miliarda dollarëve në letra me vlerë të emetuara nga mekanizmat e investimeve përtej detit dhe më pasi ia shiti konsumatorëve me pakicë të Banco Espirito Santo SA të Portugalisë, raportoi Ëall Street Journal.
Në artikullin në edicionin e saj online, gazeta citoi dokumente të korporatave dhe njerëz të njohur me situatën, duke thënë se konsumatorët nuk e dinin se mekanizmat e investimeve ishin të ngarkuara me borxhe të emetuar nga kompani të ndryshme të Espirito Santo dhe shërbyen si një mekanizëm për të financuar konglomeratin portugez.
Credit Suisse nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente, kur u kontaktua nga Reuters në Zvicër. ËSJ.com tha se përfaqësues të Credit Suisse dhe Espirito Santo nuk pranuan të komentojnë mbi këtë ngjarje.
Banka e trazuar Banco Espirito Santo është banka e dytë më e madhe e Portugalisë.
Qeveria portugeze tha se do të japë një kredi prej 3.9 miliard euro ( 5.2 miliard dollarë) për fondin e rezolucionit bankar përgjegjës për shpëtimin e Banco Espirito Santo.