Ndërsa Banka Qendrore Evropiane ka nisur aktivitetin e saj në 2018, debati mbi planet stimuluese është duke u dominuar nga politikëbërësit, të cilët paralajmërojnë se vendimi për të ndaluar programin e lehtësimit sasior ose jo, po zgjatet më tepër.
Me rritjen e ekonomisë së eurozonës, pas tre vitesh ku normat e interesit kanë qenë negative dhe ka qenë në fuqi programi i lehtësimit sasior, Presidenti i Bundesbank, Jens Weidmann ka shtuar thirrjet për një datë të caktuar të përfundimit për blerjet e bonove. Edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv Benoit Coeure, një përkrahës kryesor i QE kur rajoni u përball me deflacionin, tani mendon se programi të përfundojë deri në shtator.
Çështja kryesore është nëse presidenti Mario Draghi dhe shefi ekonomist Peter Praet, gjithashtu marrin vendimet e tyre. Ata kanë qëndruar të qetë këtë vit, duke lënë që ngadalësimi i fundit të inflacionit “të flasë” për to. Investitorët nisin diskutimet të enjten, teksa do të publikohen gjetjet dhe vendimet e mbledhjes së Këshillit Drejtues të 14 dhjetorit.
Oliver Rakau, një ekonomist në Oxford Economics në Frankfurt tha se shifrat tregojnë qartë se rimëkëmbja është më e qëndrueshme tani, por nuk do të prisja ndonjë ndryshim të papritur në politikën e BQE-së.