Jeni të lodhur nga dietat që nuk po japin efekt? Atëher duhet të pyesni një instruktor se çfarë mund të konsumoni. Dhe ja disa nga këshillat e instruktorëve :
Avokado
Të japin energji dhe duhet t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes. Mund t’i hani në sallatë ose si frutë.
Mandarinat
Janë fruta me vitamina esenciale dhe të japin shumë energji.
Kosi
Proteinat ndihmojnë në shërimin e muskujve. Kosi grek ose, siç njihet ndryshe, kosi me yndyrë, nuk është një zgjedhje e keqe në qoftë se hani pa e tepruar.
Mishi
Pas stërvitjes një biftek është ushqimi i vetëm që mund t’ju kënaqë. Peshat e rënda dëmtojnë muskujt dhe mishi i kuq ju ndihmon për t’i riparua
Shalqi
Kjo frutë përmban elektrolite dhe një nivel të lartë uji. Gjithashtu duke ngrënë shalqi mund të përfitoni sheqernat që trupi ka nevojë dhe i keni humbur gjatë stërvitjes.
Bajamet
Ju ndihmojnë sa herë që ndiheni të uritur sepse kanë proteina. Por bajamet dhe gjalpin e tyre duhet ta konsumoni në pjesë të vogla.
Tërshëra
Është një ushqim që përgatitet shpejt dhe ka shumë fibra. Mund të shoqërohet me arra, fruta. Tërshëra ju ndihmon për të tretur më thjeshtë ushqimet e konsumuara.
Batha
Është një lloj perime jeshile, që ju jep energji dhe është e dobishme për njerëz që vuajnë nga inflamacionet e stomakut.
Vezët
Janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe vitamina. Vezët ju japin energji.
Lakra jeshile
Është një nga perimet më të shëndetshme. Ajo ju ndihmon në uljen e kolesterolit dhe shmang prekjen nga kanceri.