Në vijim të këtij operacioni të ndërmarrë 7 muaj më parë nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave, bëhet e ditur sot se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës shpall fajtor kapitenin e Anijes “ERA 1” me inicialet V. D., me shtetësi ukrahinase, i cili u arrestua më 16 Maj 2014, ku gjithashtu anija dhe malli mbetet në cilësinë e provës së sekuestruar.
Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas kontrollit të ushtruar në anijen “ERA 1”, në Maj të këtij viti, konstatuan një sasi cigaresh kontrabandë prej 47 Ton ose 4477 koli, të cilat ishin futur në mënyrë të paligjshme në territorin doganor shqiptar, me vlerë tregtare rreth 10 milionë USD do të tentohej të hidhej për konsum në tregun shqiptar, duke shmangur kështu detyrimin doganor në shumën e 250 milionë lekë ose 2.5 milionë USD.
Çështja iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndjekje të mëtejshme. Kjo ishte sasia e dytë më e madhe e cigareve kontrabandë në historinë e 20 viteve të fundit të sekuestruara nga Autoritetet Doganore Shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.