Mario Draghi mund të ketë ndihmuar mjaftueshëm për ti ‘dhene nje dore’ fermerëve evropiane të shkarkojnë grumbullimet e tyre të grurit.
Me presidentin e BQE-së që nxiti spekulimet se bordi i tij do të lehtësojë politikën monetare javën e ardhshme, euro ra në një nivel të ulët shtatë-mujor kundrejt dollarit. Kjo përforcon aftësitë konkurruese të grurit Evropian përkundër grurit nga rajoni i Detit të Zi dhe potencialisht mund të përshpejtojë eksportet që shënojnë 29 për qind më pak nga viti i kaluar.
Gruri francez është tregtuar nën homologun e tij të Ukrainës që nga 12 nëntori, ndërsa çmimi është i afërt me atë të grurit rus, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg. Ndërsa Evropa ka korrur një kultur rekord në sezonin 2015-16 që filloi në korrik, hambarët në Francë, rritësi më i madh, vijojnë të mbushen.
Euro ra në nivelin më të ulët që prej muajit prill të hënën, pasi Draghi të premten tha se BQE do të bëjë atë që duhet për të rritur inflacionin ‘sa më shpejt të jetë e mundur.’ Këshilli Drejtues pritet të takohet në Frankfurt në 3 dhjetor për vendimin e ardhshëm të politikës së tij monetare.