Emmanuel Macron i propozon Francës modelin e ekonomisë nordike

18/03/2017 10:02 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
monitor 771.indd

Presidenti shpreson në një ndërthurje të kufizimeve fiskale dhe shpenzimeve publike

Dy muaj përpara zgjedhjeve, Emmanuel Macron, i ka paraqitur Francës një program ekonomik sipas modelit të vendeve nordike, ku do të ndërthuret disiplina e fortë fiskale dhe shpenzimet publike.
Në një deklaratë të fundit, ai u shpreh se synon të rrisë kursimet e shtetit me 60 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Ai vazhdoi me tej duke thënë se Franca ka nevojë për një model të ri rritje.
Sipas planeve të tij, Franca do ta mbajë deficitin buxhetor nën kufirin prej 3% të PBB-së, i vendosur sipas standardeve të BE-së.
Z. Macron do të reformojë sektorin e tregut të punës për t’u dhënë kompanive më shumë fleksibilitet në negociatat mbi orët e punës dhe pagesat. Gjithashtu ai shprehet se do të ulë taksat për kompanitë dhe individët, në një shifër prej 20 miliardë eurosh.

Pse Macron po kryeson në Francë

Edhe pse me një përvojë jo shumë të madhe politike dhe një parti në fillimet e saj, ai po kryeson kokë më kokë me kandidatin tjetër François Fillon. Sipas sondazheve, secili prej tyre ka mundësi të mëdha për të fituar raundin e dytë kundër lideres së djathtë, Marine Le Pen.
Por vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të raundit të parë më 23 prill, z. Macron ka marrë kritika të shumta. Sipas analistëve, elektorati i tij është i përbërë nga njerëz të kombësive të ndryshme dhe nëse ai bën publike masat që do të marrë në lidhje me çështje të tilla si ajo e emigracionit dhe çështjen e ekonomisë, kjo mund të shkaktojë probleme.
Masat ekonomike të z. Macron nuk do të kenë shumë ndryshim nga politika që ai ndiqte kur ishte ministër i Ekonomisë në kohën e François Hollande.
Disa masa të tjera do të jenë reformat e tatimit të pasurisë që do të vendosë një taksë mbi pasuritë e patundshme, për shkak se investimet financiare do të përjashtohen.
Ai do të ulë edhe taksat ndaj korporatave nga 33% në 25%.
Z. Fellon ka paraqitur një plan biznesi më radikal. Ai është shprehur se do të ulë shpenzimet publike në 100 miliardë euro.
Ndërsa Benoît Hamon, kandidati socialist, nuk është fokusuar në uljen e shpenzimeve publike, por në stimulin fiskal dhe në krijimin e të ardhurave themelore universale.

Plani ekonomik i Macron-it

● Targeti për të shkurtuar shpenzimet publike në 60 miliardë euro deri më 2022 nga 55% e PBB-së në 52% të saj.
● Shkurtimi deri në 120,000 vende pune në administratën shtetërore,
● Një stimul prej 50 miliardë eurosh gjatë viteve të fundit që do të përdoret për trajnimet e të papunëve dhe kalimin në një ekonomi të gjelbër.
● Deficiti nën 3% të PBB-së, në përputhje me kërkesat e BE
● Negociata për një buxhet të Eurozonës dhe një program më të gjerë investimesh me Gjermaninë.
●Ujla e taksave të korporatave nga 33% në 25%.
● Shtimi i përfitimeve për të gjithë të papunët dhe sidomos për ata që e lënë punën me dëshirë.
● 80% e familjeve do të përjashtohen nga taksa e strehimit
● Investimi financiar i përjashtuar nga taksa e pasurisë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz