Mendoni se telefonat e rinj inteligjentë në xhepin tuaj janë shumë të mirë? Në pak muaj, ai do të konsiderohet zyrtarisht i vjetruar. Në fillim të 2015-s, telefonat e parë me çipin Qualcomm Snapdragon 810 do të vijnë në raftet e dyqaneve dhe ato do të posedojnë fuqinë e gjithëeksperiencave të mundshme që mund të gjenden në gjeneratën e ardhshme te pajisjet telefonike.
Procesorët Qualcomm Snapdragon fuqizojnë virtualisht pothuajse të gjithë telefonat më të mirë që nuk janë iPhone, Adnroid, Windows Phone, BlackBerry. Nëse është një pajisje shumë e shitur, shanset janë që të përmbajë një Snapdragon.
Procesori i një tableti apo një telefoni inteligjent është siguria për njëeksperiencë të mirë. Çdoaplikacion, çdo lajmërim, çdo piksel është i kontrolluar nga CPU (gjithashtu kartat grafike janë, ndonjëherë, të përbëra nga dy CPU të ndara). Fuqi më e madhe kompjuterike do të thotë ndërlidhje e aftësive dhe çipeve më të mira të kompanive në tregun e sotëm, Snapdragon 805, që mundësojnë eksperienca virtuale të realitetit si te Sasmung Gear VR (krijuar prej Qualcomm ndodhur te Gagalxy Note 4)
Snapdragon 810 do t’i çojë gjërat në një nivel tjetër. Sipas udhëzimeve që tregojnëedhe raportet Qualcomm demonstrohen një sërë aftësish praktike në procesorin e ri që do të jetë i disponueshëm në telefonat inteligjentë në vitin e ardhshëm.
Këtu janë pesë gjëra që telefonat inteligjentë do të bëjnë vitin e ardhshëm, të fuqizuar nga 810, qënuk e kanë të mundur ta bëjnë këtë vit.
- Marifeti ivideos 4K
Po, telefona si LG G3 e kanë tashmë ekranin Quad Hd (2560 x 1440), i cili ka më shumë piksel se sa ju nevojiten, por telefonat e rinj do të jenë më shumë për të luajtur videot 4K në vend që vetëm ta tregojnë atë. Një telefon me Snapdragon 810 do të jetë i mundur të luajë me anë tëwireless-it videot 4K (4096 x 2160) në një TV thjesht me anë të disa të shtypura të vetme. Sigurisht, për këtë do t’ju nevojitet një TV apo një kablloe përshtatshme për të marrë sinjalet, por kjo është në proces pune gjithashtu.
Ku do t’i marrim të gjitha këto video 4K? Qualcomm beson se ne do t’i krijojmë vetë ato, dhe këtu është një arsye e mirë për ta besuar atë. Shumica e telefonave inteligjentë më të shitur mund tëfilmojnë, tashmë, një video 4K (nevojitet vetëm një kamera 8 megapiksel), dhe kompania llogarit rreth 500 milionë pajisjedo të jenë në treg që do të mundësojnë bërjen e një video 4K brenda 2018. Duhet rritur një ekosistem për të përballuar kapacitetin e madh të këtyre videove dhe snapdragon 810 do ta mundësojë këtë.
Stimulimi i zmadhuesit optik
Ekziston njëkamera e re për telefonat inteligjentë, të krijuar nga Core Photonics, faktikisht janë dy kamera: një normale me kënd të gjerë, dhe një me lente të fiksuara që zmadhon imazhin deri në tri herë. Duke përdorur fuqinë kompjuterike të cipit të Qualcomm, telefonat mund të kombinojnë të dyja imazhet për të krijuar një imazh që Core Photonics pretendon se është më e mirë se sa një DSLR mund të kapë, në nivelet e ulëta të zmadhimit.
Regjistrimi i audios së përzgjedhur (pozicionuar)
Një problem i madh në filmimin me anë të një telefoni është kualiteti i audios. Me anë të çipit të ri, telefonit do t’i mundësohet të procesojë zërin në një mënyrë që të kapënjë drejtim të caktuar. Nëse thua, dua të regjistroj audion vetëm të atij personi që je duke filmuar, ti do kesh mundësinë t’i thuash kamerës që do vetëm zërin e tij/saj dhe asnjë gjë tjetër.
Shërben si PC e shtëpisë
Me kaq shumë fuqi kompjuterike në një telefon apo tablet, mund të shërbejë edhe si një kompjuter personal, duke krijuar lidhje me wireless me një monitor PC dhe tastierë. Me një pajisje jo më të madhe se sa një Chromecast, një tablet me Qualcomm mund të shërbejë si një kompjuter personal, duke u lidhur me gjeneratën e ardhshme tëWi-Fi të quajtur 802.11ad.
Snapdragon 810 do të jetëçipi i parë Qualcomm që do të suportojë 802.11d, i cili është rreth pesë herë më i shpejtë se sa standardi aktual 802.11ac. Kjo është e mjaftueshme për 4K dhe disa të tjera, gjithsesi do tënevojiten pajisje të tjera rreth e qark për realizimin e plotë të kësaj.
Të luajturit me “tastierë”
Më në fund një telefon apo një tablet i përbërë nga procesori Snapdragon 810 do të jetë shumë mirë i përshtatur për të luajtur me një tastierë. Ndërkohë Android ka pasur vështirësi për t’iu përshtatur platformës së lojërave, vitin e ardhshëm me anë të kësaj pajisje do të jetë madhështor për lojërat, do t’i mundësohet lidhja me një monitor me wireless për të luajtur në një ekran më të madh.
Të gjitha këto aftësi të reja janë thjesht demonstrime deri në këtë pikë. Është në dorë të prodhuesve për t’i implementuar ato. Me padyshim që do ta bëjnë, dhe telefonat inteligjentë të së ardhmes do të luajnë rol padyshim më të madh në dixhitalizimin e jetës sonë se sa e bëjnë sot, nëse kjo do të jetë e mundur.