Bashkimi Evropian ndërmori një politikë për të zvogëluar subvencionet e fermave në vendet anëtare, si përpjekje për të ndihmuar në mbushjen e një buxheti të nxitur nga Brexit, duke shkaktuar një vit ose më shumë beteja politike mbi programin e shpenzimeve të ardhshme të bllokut.
Komisioni Europian propozoi një ulje rreth pesë për qind në shpenzimet bujqësore të BE që nga viti 2021 për të pasur kështu shpenzime më të mëdha për sigurinë, shkruan Bloomberg.
Në një shenjë të mëtejshme të tensioneve përpara, komisioni rekomandoi një ulje të ngjashme të ndihmës për zhvillimin rajonal evropian dhe lidhjen e tij me respektimin e shteteve anëtare për sundimin e ligjit, pasi blloku lufton për të kontrolluar një sulm politik polak mbi pavarësinë gjyqësore vendase.
Masat përbëjnë thelbin e buxhetit të BE 2021-2027 të propozuar të mërkurën nga komisioni me bazë në Bruksel. Ai rekomandoi shpenzimet totale të BE prej rreth 1.28 trilionë euro (shtatë vjet), pas përshtatjes së inflacionit, krahasuar me 1.09 trilionë euro në periudhën 2014-2020.
“Buxheti i ri është një mundësi për të formësuar të ardhmen tonë si një bashkim ambicioz i ri i 27 vendeve, të lidhur së bashku me solidaritetin,”- tha presidenti i komisionit Jean-Claude Juncker në një deklaratë. “Ne kemi paraqitur një plan pragmatik për mënyrën se si të bëjmë më shumë punë, me më pak buxhet.”
Drama vazhdon
Gjithmonë një pjesë e ‘teatrit’ politik, diskutimet mbi Buxhetin Europian shumëvjeçar këtë herë do të shndërrohet në një dramë brenda disa dramave që ishin pothuajse të pakonceptueshme, kur programi aktual i shpenzimeve shtatëvjeçare ishte vendosur në 2013.
Që atëherë, BE ka qenë duke u përpjekur për të vënë një kapak në forcat ‘centrifugale politike’ që çuan në largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, marrjen e një roli më të madh global teksa Presidenti i SHBA Donald Trump ndjek axhendën e tij “Amerika e para” dhe kundërshtimet nga Polonia dhe Hungaria ndaj autoritarizmit.
Ndërsa përbëjnë vetëm 1 për qind të prodhimit ekonomik të BE-së, buxheti evropian siguron fonde kryesore për fermerët, rajonet më të varfra dhe hulumtuesit në çdo gjë, nga energjia në teknologjitë hapësinore.
Me transfertat kombëtare që mbushin rreth 80 për qind të arkës së BE-së dhe teksa Britania në largim është kontribuesi i dytë neto, pas Gjermanisë, Brexit do të lërë një boshllëk vjetor prej 10 miliardë euro. Kësaj i shtojnë edhe sfidat e tjera që BE ka, si përballja me thirrjet për të shpenzuar më shumë për kontrollet kufitare dhe mbrojtjen nga rritja e shqetësimeve rreth terrorizmit islamik, emigrantëve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, si dhe agresionit rus.
Subvencionet e fermave të BE dhe ndihmat rajonale përbëjnë së bashku rreth 70 për qind të shpenzimeve aktuale të bllokut.
Buxheti shumëvjeçar i BE ka nevojë për mbështetjen unanime të liderëve kombëtarë dhe mbështetjen e Parlamentit Europian. Vendet e pasura të Evropës Perëndimore janë të ndara në rrugën që i pret përpara, me Francën që udhëheq një grup që mbështet shkurtimet për bujqësinë dhe Holandën që kryeson një aleancë më të vogël, kundrejt kontributeve më të larta kombëtare.
Rezistenca në kryeqytetet kombëtare për transferime më të mëdha në BE ka ekzistuar prej vitesh dhe është rritur në prag të referendumit të Brexit në mesin e vitit 2016. Pesë vite më parë, në programin e shpenzimeve të BE 2014-2020, u shënua për herën e parë një tkurrje në buxhetin shumëvjeçar të bllokut.
Lidhja e re e propozuar midis ndihmës rajonale dhe parimeve demokratike do të jetë një faktor tjetër i ndërlikuar. Kjo për shkak se, përveç përballjes me opozitën e hapur në Varshavë dhe Budapest, ideja ka ngjallur rezerva në disa kryeqytete të tjera të BE-së, që nga ‘shpërthimi’ në Gjermani dhe marrja e mbështetjes franceze n ë kryeqytetet evropiane, duke sinjalizuar rrezikun e ndarjeve, pasi BE-ja përballet me sfidat e reja.