Në periudhën 2014-2018, Shqipëria pritet të jetë shteti që do të ketë ritmet më të ulëta të rritjes ekonomike nga të gjitha vendet e Europës Lindore…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij të fundit për pasqyrën ekonomike globale, publikuar pak ditë më parë, shfaqet mjaft pesimist për rritjen e ekonomisë shqiptare në afatin e gjatë. Sipas parashikimeve të raportit, Shqipëria pritet që të ruajë ritme të ulëta zgjerimi prej 2.5% deri në vitin 2018, në 2.5%, nga 3.8% që pritet të shkojë rritja për gjithë Europën Qendrore e Lindore deri në vitin 2018.
Shqipëria renditet e dyta për rritjen më të ulët, pas Hungarisë, që pritet të ketë një zgjerim prej 1.7% në 2018.
Bosnja, Kosova, Maqedonia pritet që të performojnë më mirë, në nivelet e rreth 4%, ndërsa mali i Zi do të ketë një ekspansion prej 2.2%.
Gjithsesi, sipas raportit të FMN-së, Europa Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të shohë rimëkëmbjen më të vakët, duke reflektuar në shkallë të ndryshme pengesat strukturore dhe problemet e konkurrencës, një rritje të vazhdueshme në kreditë këqija dhe financat publike.
Burimi: FMN
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.