Eksportuesit europianë kanë filluar që të shqetësohen në lidhje me forcimin e monedhës euro, e cila thuajse arriti në barazi me dollarin pas zgjedhjes president të Donald Trump. Megjithatë analistët shikojnë pak rrezik për rritjen ekonomike…
Monedha e përbashkët europiane kapi nivelin e 1.19 dollarëve në 2 gusht, më të lartin që nga janari i 2015-s. Për bizneset europiane që mbështeten tek eksportet, veçanërisht në Francë dhe në Itali, euro e forcuar, dëmton këta të fundit.
Ka një nervozizëm të dukshme se monedha e forcuar do të fillojë të ketë ndikim mbi fitimet e korporatave europiane, të cilat kanë filluar të duken që në rezultatet e këtij tremujori,- tha për APF-në William Hamlyn, analist investimesh në Manulife Asset Management.
Ndikimi i euros së forcuar është i ndryshëm në varësi të shtetit. Gjermania, ekonomia më e madhe europiane, nuk ka asgjë për t’u frikësuar në këtë moment, tha ekonomisti i Berenberg Bank, Holger Schmieding, duke shtuar se euro akoma është shumë larg normës ekuilibër në afatgjatë prej 1.25 dollarësh.
Vetëm një e katërta e eksporteve gjermane lidhen me dollarin, tha Ilja Nothnagel, ekspert ndërkombëtar në Dhomën Gjermane të Tregtisë.
Italia do të jetë vendi më i prekur nga rritja në vlerë e euros, tha Ludovic Subran, ekonomit në Euler Hermes.
Nëse raporti dollar/euro do të qëndrojë stabël në këtë nivel, do të jetë në disavantazhin tonë,- pranoi Lucia Mattioli, zëvendës president për çështjet ndërkombëtare në Konfindustrinë italiane.
Megjithatë, Lucia Tajoli, profesoreshë e politikave ekonomike në Politeknikun e Milanos, nënvizon se nuk është dhe aq “e fortë” dhe mendon se eksportet italiane për shkak të rritjes në këto vitet e fundit mund të vihen nën presion.
Për Francën, rritja e euros do të ndihet fort në disa sektorë si aeronautika, tha Subran, duke shtuar se kompanitë e mëdha të përfshira në eksporte, dinë si të përshtaten me një euro në rritje.
Për momentin, euro e mbiçmuar nuk po shkakton shqetësim në Spanjë, pasi dy të tretat e eksporteve të saj janë në vendet e BE-së.
Rreziqet e rritjes ekonomike?
Forcimi i euros vjen me rimëkëmbjen ekonomike të Eurozonës.
“Eurozona shikohet sot si një zonë stabiliteti”,- tha për AFP-në Philippe Waechter, ekonomist në Natxis.
Ekonomia e 19 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro u rrit me 0.6% në tremujorin e dytë, krahasuar me rritje prej 0.5% të tremujorit të parë, raportoi agjencia e statistikave Eurostat.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia në Eurozonë u rrit me 2.1%.
Rritja e Eurozonës u rrit dy herë më shpejt se sa në Britani, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.3% në tremujorin e fundit.
Për momentin forcimi i euros pritet që të ketë një ndikim të ulët në rritjen e Eurozonës, tha Subran, i cili përllogarit një humbje prej 0.1% këtë vit.
Gjithsesi, nëse monedha e përbashkët vazhdon të forcohet ndikim në rritjen ekonomike do të jetë 0.3-0.4% në vitin e ardhshëm.
Në të gjitha rastet sytë do të jenë nga Banka Qendrore Europian për të ndërhyrë sërish.
Roli BQE-së do të jetë “që të bëjë çdo gjë që është e mundur që rritja ekonomike të rrisë dhe të gjenerojë më shumë punësim”, tha Waechter duke iu referuar dy zonave në rrezik nëse euro forcohet pak më shumë.