Çfarë është lumturia? Ose më mirë, cfarë na bën të lumtur? Shumë prej nesh nuk e kanë zbuluar ende. Të tjerë janë të bindur se varet nga sa para kemi në bankë. Gabim: duke mos mohuar se vërtet paratë ndihmojnë, nuk janë ato që na bëjnë të lumtur. Një studim nga Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave ka zbuluar se shuma shumë të mëdha nuk e rrisin lumturinë.
As mosha nuk është e lidhur me këtë gjendje shpirtërore: nuk është e thënë se të qënit i lumtur është dicka që lidhet me të qënit i ri ashtu sic besohet gjerësisht. Databaza botërore e Lumturisë ka verifikuar me një studim që duhet të prisni që të arrini të 30-at për tu ndjerë më i kënaqur dhe 40 vjet për të ‘korrur sukseset’ e para.
Atëherë? Ka nga ata të cilët mbështeten në matematikë. H = S+C+V është formula e lumturisë shpikur nga Martin Seligman, themelues i psikologjisë pozitive. H është lumturia, dmth niveli i lumturisë, S përfaqëson tarifën fikse të saj, C tregon rrethanat e jetës dhe V faktorët që varen nga ne dhe mbi të cilat mund të ushtrojmë kontroll. Sipas Seligman, në qoftë se ne duam të jemi me të vërtetë të lumtur në një mënyrë të qëndrueshme, ne duhet të veprojmë mbi V-në.
Por, sipas psikologëve, gjëja e parë që ne duhet të kuptojmë është se lumturia nuk është vetëm një gjendje shpirtërore, por më tepër rezultat i veprimeve tona. Atëherë është njëlloj e rëndësishme që të vendosim për të qënë të lumtur dhe të përpiqemi për të arritur qëllimet tona.
Dhe pastaj ka edhe të tjerë të cilët na rrethojnë: lumturia transmetohet si një formë virale. Sipas Harvard Medical School, të qëndruarit pranë me një mik me energji pozitive dhe të gëzuar rrit me 21% shanset për tu bërë më të gëzuar.