Ministri francez i financave dhe ministri i ekonomisë së Italisë thanë të mërkurën se qeveritë e tyre kishin zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre respektive buxhetore me Komisionin Evropian dhe nuk prisnin probleme të mëtejshme.
‘Ne kemi një bashkëpunim të madh me Komisionin, ne jemi shumë të kënaqur,’ deklaroi Pier Carlo Padoan i Italisë për Reuters në Berlin. I pyetur nëse ai pret ndonjë problem më shumë, ai u përgjigj se: ‘Nuk ka asnjë problem në horizont.’
Ministri francez i financave Michel Sapin, i pyetur nëse vendi i tij kishte ende probleme me organin ekzekutiv të Bashkimit Evropian në lidhje me buxhetin e vitit 2015, u përgjigj: ‘Jo, nuk kam.’
Komisioni ka pranuar përkohësisht të dy buxhetet e vendeve për vitin 2015, duke refereuar të martën se asnjë shtet i eurozonës nuk ka paraqitur planet e deficitit për vitin e ardhshëm që të kenë shkelur rëndë rregullat e BE-së për stabilitetin fiskal.