Franca ka bërë gjatë thirrje që qeverisja ekonomike evropiane të harmonizojë politikat e bllokut, por tanimë po heziton që qeverisja të aplikohet ndaj mungesës së disiplinës së saj fiskale.
Pasi sfidoi rregullat e Bashkimit Evropian duke sugjeruar një buxhet larg nga ulja e defiçitit të premtuar homologëve të tij, Parisi ka reaguar me zemërim ndaj perspektivës për ta dërguar për rihartim nga Komisioni Evropian, i cili ruan mbarëvajtjen e rregullave.
Gjermania, partneri historik i Francës në lidershipin evropian, po ushtron presion që rregullat të mos neglizhohen, por ajo është e etur që të shmangë votimin për sanksione kundër Parisit ose të dobësojë autoritetin e ekzekutivit të BE-së duke i kundërshtuar ato.
Çështja e përzierjes së politikës ekonomike të Evropës do të jetë pjesë e ‘menus’ kur udhëheqësit e 18-vendeve të zonës së euros do të mbajnë bisedime të premten në Bruksel, edhe pse asnjë zgjidhje nuk ka te ngjare te arrihet deri në mes të dhjetorit.
Presidenti francez Francois Hollande, një socialist i mbështetur nga Italia dhe që i ka shumë për zemër problemet e shteteve jugore, thotë se ai po përpiqet të riorientojë Evropën drejt politikave të promovimit të rritjes dhe larg nga masat e ashpra të udhëhequra nga gjermania.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Thesari amerikan dakorduan gjerësisht mbi objektivin.
Por ndikimi i Francës në Evropë është zbehur nga dobësia e saj ekonomike dhe apatia e perceptuar. Zyrtarët francezë thonë se Hollande gjithashtu i është shmangur përballjes me kancelaren gjermane Angela Merkel mbi politikën ekonomike në takimet bilaterale apo samitet e BE-së që kur ai mori detyrën në vitin 2012.