Futbollistë dhe siguracione, këmbët e Ronaldo-s vlejnë dy herë më shumë se ato të Messi-t

22/12/2017 4:35 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

La Liga po përgatitet të përjetojë sfidën e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës, më 23 dhjetor, një ndeshje që mban frymën pezull të miliona tifozëve në botë. Një nga shqetësimet e tifozëve është frika se mos njëri mes Messi-t dhe Ronaldo-s – të dy pesë herë fitues të “Topit të Artë”, mund të lëndohet, në një ndeshje ku emocionet janë kaq të mëdha.

Dhe meqë ra fjala tek incidentet në fushën e lojës, këmbët e këtyre lojtarëve dhe të shumë sportistëve të tjerë, kanë një vlerë të madhe, dhe shoqëritë rrezikojnë humbje miliona euro nëse nuk mbrohen nga rreziku i aksidenteve.

Është interesante të theksohet se, në bazë të informacioneve të analizuara nga Acierto.com – shoqëri lider në krahasimin dhe kontraktimin e siguracioneve shëndetësore – këmbët e Cristiano Ronaldo vlejnë dy herë më shumë krahasuar me këmbët e Leo Messi.

Siguracionet për këmbët e Ronaldo-s dhe Messi-t, sa vlejnë policat

Në veçanti, edhe pse nuk ka shifra të sakta, duket se Real Madridi ka nënshkruar një policë me dëmshpërblim 100 milionë euro për të mbrojtur këmbët e futbollistit portugez nga ndonjë incident që do ta pengonte të vazhdonte të luante; ndërsa shuma e siguracionit për këmbët e argjentinasit shkon rreth 50 milionë.

Florentino Pérez ka përvojë në siguracionin e yjeve të skuadrës që nga kohërat e “Galacticos”. Sipas ekspertëve të Acierto.com, shifra për të siguruar David Beckham nga ndonjë lëndim në fushën e lojës arrinte në 100 milionë sterlina (150 milionë euro) në vitin 2006, shifra më e lartë e siguracionit në historinë e futbollit.

Edhe Zinedine Zidane ishte i siguruar për pak më shumë se 75 milionë euro; Raúl González Blanco për rreth 70 milionë, kurse portieri Iker Casillas e kishte siguracionin e tij për krahët – 7,5 milionë euro njëri dhe ishin të mbrojtur për lëndime të çdo lloji – si në jetën private edhe atë profesionale, 24 orë në ditë në çdo vend të botës.
Një tjetër futbollist në renditjen e siguracioneve milionere është Gareth Bale, me një policë sigurimi prej 91 milionë eurosh.

Gjatë Botërorit të fundit, kombëtaret e Gjermanisë, Spanjës dhe Anglisë kanë pasur policat më të larta të siguracioneve. Në total, shifra për siguracionin e 736 futbollistëve që morën pjesë në Kupën e Botës arriti rreth 7.700 milionë euro. Në Botërorin Rusi 2018, kjo shifër mund të rritet në mënyrë të ndjeshme.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz